• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Shqipëria vendi i parë për eksporte me Kosovën,bien importet
Home
Ekonomi

Shqipëria vendi i parë për eksporte me Kosovën,bien importet

25 April, 2018 anxheladoko Ekonomi

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në lidhje me tregtinë e jashtme për muajin mars, tregojnë se deficiti tregtar në vend ka rënë me 1.9 për qind, përkatësisht në 228.9 milionë euro nga 233.3 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2017. Eksporti ka mbuluar importin me 10.4 për qind.

Eksportet për muajin mars kanë pësuar një rënie prej 15.4 për qind, ndërsa eksportet 3.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kosova gjatë marsit eksportoi mallra me vlerë 26.4 milionë euro, ndërsa importoi me vlerë 255.4 milionë euro.

Shqipëria vijon të mbetet partner kryesor i Kosovës sa i përket eksporteve, ku kryeson me 20.5 për qind ose rreth 5.4 milionë euro. E ndjekur nga Maqedonia me 15 për qind eksporte, më pas Zvicra me 7.6 për qind, dhe partneri i katërt Gjermania me 7.4 për qind.

Sa i përket importeve nga të dhënat duket se Kosova po importon më pak nga Shqipëria. Vendi ynë qëndron në vend të shtatë, nga vendi i pestë të të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kosova ka importuar mallra nga Shqipëria rreth 10 milion euro (10.323) nga 12.498 million euro në muajin mars 2017. E përkthyer në përqindje Kosova importon 4 për qind nga 4.7 për qind në muajin mars të  vitit të shkuar.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 26.1% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.3% e përbëjnë produktet minerale. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.8% të importit e përbëjnë  produktet minerale; 11.7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E dinit kafeja rrit potencialin ...
Previous article Si u VRA ME THIKË nga tre SHQIPTARË, 19 vjeçari në Athinë/ Dyshohet se për pazaret e drogës ata... (FOTO)

anxheladoko

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT