• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si u vra Armendi 45 vjeç nga kolegu i punës/ Babai i katër fëmijëve u qëllua… (FOTO)
Home
Rajon

Si u vra Armendi 45 vjeç nga kolegu i punës/ Babai i katër fëmijëve u qëllua… (FOTO)

18 March, 2018 F.autor Aktualitet, Rajon, Sociale

Si çdo ditë tjetër, Armend Kutllovci, 45-vjeçar nga fshati Dobërllugë i Vushtrrisë, mori rrugën për në punë. Ai për disa vite kishte punuar në një fabrikë private për përpunimin e mishit. Por, të shtunën e 17 marsit ai nuk u kthye më në shtëpi. Ai u qëllua për vdekje me një pistoletë në vendin e tij të punës. Ndërkohë që për këtë punë një person u arrestua nga policia. I ndjeri ishte i martuar dhe la pas 4 fëmijë.
Dhjetëra persona pasditen e sa dielës ia kishin mësyrë mëhallës së Kutllovcëve në fshatin Dobërllugë të Vushtrrisë. Familja Kutllovci tashmë kishte të pame për djalin, Armend, i cili dje humbi jetën derisa ishte në vendin e tij të punës.

Armendi u qëllua me një pistoletë të tipit TT-7.62 mm nga një koleg i tiji nga fshati Kukë i komunës së Dragashit. Por, e gjithë kjo vrasje dyshohet të jetë aksidentale.

Ekipi i Gazetës Express të dielën ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Familjarët kanë rrëfyer se nuk i dinë motivet të cilat kanë çuar deri tek kjo tragjedi e rëndë.

“Nuk i dimë motivet. Armendi si çdo ditë tjetër edhe dje kishte marrë rrugën për në punë. Por ja që i njëjti nuk u kthye më i gjallë në shtëpi. Nuk na ka përmendur asgjë se a ka ndonjë problem me ndokënd, apo diçka, ndonjë gajle tjetër…”, i ka thënë Expressit një i afërm i viktimës nga Dobërlluga e Vushtrrisë.

Bashkëfshatarët e viktimës e përshkruajnë Armendi Kutllovcin si një njeri të urtë dhe punëtor. Thonë se asnjëherë nuk është marrë me punë të këqija.

“Ka qenë një djalë i urtë. Nuk e dimë kurrë që është marrë me ndonjë punë të pistë”, rrëfejnë bashkëfshatarët e Amendi Kutllovcit, i cili u vra dje në vendin e tij të punës.
Varrimi i Armend Kutllovcit do të bëhet sot pasdite në varrezat e fshatit Dobërllugë.
Për detajet e kësaj vrasjeje të rëndë, familja e bashkëfshatarët e Armend Kutllovcit nuk dinë asgjë. Thonë se me këtë punë po merret policia e shtetit.

Ndërkaq, organet e hetuesisë kosovare, sipas hetimeve të para, këtë vrasje po e cilësojnë si aksidentale. Ndonëse për këtë punë një person tashmë është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, i cili me armë zjarri kishte dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull K-shqiptar. Vrasja dyshohet sipas dëshmitarëve të jetë aksidentale. Njësiti hetimor në vend ngjarje ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me 3(tre) fishek dhe një gëzhoje. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Për këtë ngjarje, rrëfimi i plotë i familjes do të transmetohet në lajmet qendrore të televizionit T7 nga gazetari Valon Rashiti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xheni "vdes" për Benardin dhe këtë e dëshmoi qartë me këtë postim: Kur zemra... (FOTO)
Previous article Fitorja e Laçit për Europë, Teuta përmbys Lushnjën

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT