• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI U THUR PLANI I VRASJES SË ARJAN NDOJ ME APLIKACIONIN “SKY”/ I shumëkërkuari i arrestuar në Abu Dhabi, njihej me nofkën ‘Bad’
Home
Aktualitet
Kronikë

SI U THUR PLANI I VRASJES SË ARJAN NDOJ ME APLIKACIONIN “SKY”/ I shumëkërkuari i arrestuar në Abu Dhabi, njihej me nofkën ‘Bad’

24 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pak ditë më parë emisioni investigativ ‘Në shënjestër’ në News24 i kushtoi një dokumentar atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji. Ngjarja në fjalë ndodhi në nëntor të 2019-ës, në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Shkozetit. Kujtojmë se nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë shoferi i Ndojit, Andi Maloku.

Ndërkohë duke marrë shkas nga arrestimi i të shumëkërkuarit Amar (Dritan) Shkëmbi, me urdhër të SPAK, në Abu Dhabi, BalkanWeb risjellë dokumentarin. Në dosjet dhe përgjimet e specialistëve përmes aplikacionit ‘Sky’, u ‘zbërthye’ dhe grupi kriminal i Plaurent Dervishajt. Mes këtyre përgjimeve tregohen dhe nofkat e gjithsecilit person të përfshirë, ku Dritan Shkëmbi njihej me emrin ‘Bad’.

NË SHËNJESTËR

Ish-prokurori Arjan Ndoji ra pre e një atentati më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoji, Andi Maloku, viktima më e pafajshme e kësaj historie.

Një dosje voluminoze e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” në News24, hedh dritë jo vetëm për mënyrën se si u krye atentati ndaj prokurorit Ndoji dhe mikut të tij ‘Rrumi’, por edhe se si plani për asgjësimin e tyre nisi disa muaj para se skenari të vihej në jetë.

Sipas dosjes, plani për ekzekutimin e prokurorit Arian Ndoji dhe mikut të tij “Rrumi”, thuhet se nisi fillimisht me shkarkimin e aplikacionit “SKY”.

Organizatorët nisën të përdorin aplikacionin me qëllim që të mos përgjoheshin nga organet ligjzbatuese.
Grupi kriminal i Plaurent Dervishaj, e cilësonte të padepërtueshëm aplikacionin në telefon, por nuk mendonin kështu hetuesit francezë dhe ekspertët e tyre të specializuar në ç’kodimin e aplikacioneve të tilla, sado të sofistikuara që ato mund të jenë.

Siç del edhe nga video që e publikon emisioni “Në Shënjestër”, një ndihmë të vyer në këtë rast ia kanë dhënë edhe vetë përdoruesit e saj, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre të krimit në këtë aplikacion, gjatë bisedave që kanë zhvilluar.

“Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e ‘SKY’ midis datave 13 gusht 2019 dhe 23 shtator 2019, ndërmjet shtetasve Julian Meçaj dhe Amar Shkëmbi, del në pah sigurimi i kushteve dhe masat paraprake që janë marrë nga autorët për realizimin e vrasjes së Arian Ndojit dhe Pëllumb Muharremit (Aleksandër Lahos). Pasi për këtë qëllim, këta persona kanë shkarkuar në telefonat e tyre aplikacionin “SKY”, me qëllim për të mos u përgjuar dhe identifikuar”, thuhet në dosje.

Njeriu kyç që ishte i interesuar direkt për eliminimin e Rrumit, rezulton të jetë Plaurent Dervishaj. Ai është një personazh shumë i njohur, dikur pjesë e bandës së Durrësit, por që do të merrte pafajësinë pas një sage të gjatë gjyqësore. Në operacionin ndaj Arjan Ndojit dhe Rrumit, Dervishaj mban pseudonimet ‘Shoku’ apo ‘Plaku’.
Dervishaj, vetëm 6 muaj para atentatit ndaj prokurorit Ndoji dhe Rrumi, kishte rënë edhe vetë pre e një prite të armatosur, bashkë me dy miqtë e tij, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj.

Bëhet fjalë për atentatin e ndodhur më 20 qershor 2019, në fshatin Koxhas të Shijakut për të cilin ai dyshonte se ishte organizuar nga “Rrumi i Shijakut”, një rival i fortë i tij në luftën për territor dhe pushtet në qytetin e Durrësit.

Ky duket të ketë qenë edhe motivi për të cilin Dervishaj nisi të thurë planin e tij të hakmarrjes.

“Në bazë të bisedave të kryera, grupi organizator i atentatit të datës 1 nëntor 2019, ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, me shprehjen ‘Shoku’ i referohen Plaurent Dervishaj, me shprehjen ‘Fshatari’ personit nën hetim Bledar Polovina. Me shprehjen ‘Bad’ Amar Shkëmbit (alias Dritan Shkëmbi). Ndërsa me ‘Doku’, bashkëbiseduesit i referohen të pandehurit Redian Rraja; me ‘XONI”, personit nën hetim Ramazan Rraja; me ‘Kili’, Genti Ndërjakut (alias Kili Ndërjaku dhe Ekil Ndërjaku); dhe me ‘Dicio’, i referohen personit nën hetim Endrit Sinanit. Ndërsa Marsel Deçkës i referohen me kodin ‘Kështjella’”, thuhet në dosjen hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia tronditëse për burgun e grave: Me t’u kthyer të dënuarat nga puna sfilitëse, brigadierja dhe normistja, futeshin...
Previous article KEJVINA MBËSHTET LUIZIN NGA KENIA E AFRIKËS/ Ja çfarë publikoi ajo sërish për këngëtarin

s.autor

Postime të ngjashme

"AUTORI KA QENË SHUMË NJERI KORREKT"/ Banorja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë Aktualitet

"AUTORI KA QENË SHUMË NJERI KORREKT"/ Banorja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë

E RËNDË/ Qëllohet me thikë një person në Shëngjin, dyshohet se... Aktualitet

E RËNDË/ Qëllohet me thikë një person në Shëngjin, dyshohet se...

PEZULLOHET EFEKTIVI NË FIER/ Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren Aktualitet

PEZULLOHET EFEKTIVI NË FIER/ Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT