• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI U SURVEJUA LEFTER KOKA NGA AGJENTË CIVILË/ Banorët e kompleksit të banimit kishin parë persona që lëviznin…
Home
Breaking News

SI U SURVEJUA LEFTER KOKA NGA AGJENTË CIVILË/ Banorët e kompleksit të banimit kishin parë persona që lëviznin…

15 December, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ka qenë objekt bisede në çdo ambient të qytetit të Durrësit, por më tepër në Lagjen Nr. 1 ku edhe Koka jeton prej vitesh.

Banorët e zonës, të cilët edhe rastësisht janë bërë dëshmitarë të arrestimit të Kokës nuk kanë arritur të kuptojnë se për çfarë bëhej fjalë. Fakti që ish-ministri është shoqëruar i paprangosur ka bërë që qytetarët të mendonin se diçka kishte ndodhur te bizneset e tij dhe Policia kishte ardhur ta vinte atë në dijeni. Pak minuta më vonë, kanë mësuar nga titrat në TV se bëhej fjalë për arrestimin e tij. Lagjja ku banon Lefter Koka (lagjja Nr. 1 ose njohur ndryshe si zona e Vollgës) prej më shumë se 24 orë para arrestimit, po mbahej nën vëzhgim nga agjentë civilë që monitoronin zonën. Praninë e agjentëve civilë e kanë konstatuar edhe banorët e kompleksit apo tregtarët që operojmë në këtë zonë. Ish-ministri u arrestua rreth orës 11:00 të paradites së të martës, për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Pastrimit të parave” dhe “Korrupsionit”. Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit në datën 1 shtator 2021 hoqi dorë nga mandati i deputetit në Kuvend. Shkak mendohet të jetë bërë pikërisht hetimi i nisur nga SPAK-u për çështjen e inceneratorëve.

FRIKA E LARGIMIT

Menjëherë pasi gjyqtari Erion Bani vulosi urdhër-arrestin e kërkuar nga prokurori Klodian Braho dy ditë më parë, zona në të cilën banon familja e Lefter Kokës u vu nën monitorim. Nga një distancë e largët, disa agjentë civilë monitoronin hyrjet dhe daljet në pallatin ku ndodhet shtëpia e ish-ministrit Koka. Frika se mos Koka kishte mësuar për urdhërarrestin e lëshuar në drejtim të tij dhe mund të largohej nga Shqipëria ka bërë që disa agjentë policie civilë ta kalonin natën pranë shtëpisë së tij. Prania e tyre është konstatuar edhe nga tregtarët e bizneseve që operojnë aty pranë. “Dje pasdite deri në orët e vona (të hënën), disa djem të rinj të bëshëm në trup vinin vërdallë. Ishin fytyra të panjohura, po nuk u kushtova rëndësi pasi këtu është një zonë që frekuentohet masivisht. Ata kishin parkuar pranë Muzeut Arkeologjik. Tani që mora vesh për arrestimin e Lefterit bëra lidhjen me ata policët civilë”, tregon një nga tregtarët.

ARRESTIMI

Skuadra e Policisë Speciale e mbështetur edhe nga efektivë të Policisë së Durrësit zbarkuan paraditen e djeshme në lagjen 1 të qytetit bregdetar për të vënë në pranga një nga individët më me influencë të zonës dhe jo vetëm, Lefter Kokën. Pa shumë bujë, disa efektivë u ngjitën në pallatin ku banon familja Koka dhe bashkë me të u larguan. “Pashë disa efektivë të Policisë që parkuan aty dhe pak minuta më vonë dolën bashkë me Lefterin. S’na shkoi mendja fare, pasi ishte pa pranga dhe fare i qetë si ai edhe policët që e shoqëronin. Menduam se mos kishte ndodhur ndonjë gjë nga bizneset e tij, pastaj mësuam se e kishin arrestuar. Nëpërmjet televizorit e morëm vesh. Na erdhi shumë keq pasi Teri (Lefter Koka) është një njeri me reputacion të mirë jo vetëm këtu në zonën e Vollgës, por në të gjithë Durrësin”, u shpreh një banor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ Regjistrohen 11 rate të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit
Previous article NUK HARRON BARCELONËN/ Suarez: Më vjen keq për momentin e tyre, por…

F.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT