Vuri një çërçaf të dhomës së saj në kokë… dhe u hodh nga dritarja.
Është ky detaji më i ri, në lidhje me tentativën për vetëvrasje të ndodhur rreth një orë më parë në qytetin e Durrësit, ku një vajzë 15 vjeçare vendosi t’i japë fund jetës.
Detajin e përcjell News24.
15 vjeçarja, identiteti i të cilës nuk është bërë ende me dije nga policia, ndodhet e shtruar në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Mbetet mister arsyeja se përse e mitura ka vendosur t’i japë fund jetës. Vajza ka qenë në shtëpinë e saj në zonën e Plazhit së bashku me familjarët dhe më pas është futur në dhoën e saj nga ku ka tentuar vetëvrasjen.