• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SI U EKZEKUTUA DUKE PIRË KAFE “I SHËNDOSHI”/ Çfarë shkruhet për vrasjen e shqiptarit në Athinë
Home
Breaking News

“SI U EKZEKUTUA DUKE PIRË KAFE “I SHËNDOSHI”/ Çfarë shkruhet për vrasjen e shqiptarit në Athinë

14 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te tjera nga ekzekutimi me plumb në kokë në Athinë i nje 44-vjeçar shqiptar. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:40 me orën lokale, pranë sheshit “Omonia”, në rrugën “Kriti 23”, në kryeqytetin grek, Athinë.

screenshot-290623 (1)

Policia greke raportoi se një person është qëlluar me plumb në kokë nga persona ende të paidentifikuar. Sipas asaj që raportohet nga media greke “Neësbomb.gr”, mësohet se viktima është me origjinë shqiptare, rreth 44 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë, sipas “Zougla.gr”, shqiptari gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja ishte duke pirë kafe, kur një person i maskuar me kapuç i është afruar dhe e ka qëlluar atë në kokë me armë nga jashtë lokalit. Për rrjedhojë, raportohet se shqiptari kishte marrë tre plumba në kokë e për pasojë mbeti i vdekur në vend.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i thanë Policisë se autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motor që drejtohej nga një tjetër person. Në kafenenë ku shqiptari po pinte kafen ishte i njohur për pronarët dhe kur ai vinte në lokal i flisnin “i shëndoshi”. Aktualisht Policia po heton për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa dyshohet paraprakisht si pistë për larje hesapesh, duke e cilësuar atë si vrasje mafioze. Sipas mediave greke, në vitin 2016, viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka qenë i akuzuar në Shqipëri për drogë.

Por Policia thekson se nuk ka të dhëna që viktima të ketë pasur precedentë, ndonëse hetimet po kryhen, pasi ekziston mundësia që ai të ketë pasur identitete të ndryshme. Për një periudhë 1- mujore, pesë shqiptarë kanë humbur jetën duke u vrarë në shtetin helen. Por për viktimën e fundit nuk ka të dhëna që ngjarja të ketë pasur si shkak problematika për çështje etnie.

Në dhjetor u vra me armë zjarri një 18-vjeçar shqiptar në Greqi. Policia greke bëri të ditur se vrasja e të riut është kryer nga një bashkëkombës i tij, duke përgënjeshtruar lajmin se i riu është ekzekutuar për çështje të karakterit etnik. Marios Isak, me origjinë nga Leskoviku dhe që jetonte në Kavalla, u gjet i pajetë para hyrjes së një pallati në këtë qytet. 18-vjeçari u qëllua me pistoletë pas shpine. Petrit Zifle, 63 vjeç, u vra me armë gjahu në Korfuz më 25 nëntor.

Pas krimit, autori hodhi trupin e të moshuarit nga Berati në një kanal. Si të dyshuar për ngjarjen, Policia greke ka arrestuar një 44- vjeçar, mbështetës i Agimit të Artë. Dyshohet se gjithçka ka ardhur pas një debati me karakter etnik, mbi pretendimet territoriale si dhe për vrasjen e Konstantinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës. Por vetë i biri i viktimës që jeton në Berat, Xhulio Zifle, mohon një fakt të tillë.

Ndërsa nga ana tjetër, dhëndri i viktimës pohon se vrasja ka ndodhur pikërisht pas debatit etnik mes të moshuarit shqiptar dhe mbështetësit të Agimit të Artë në një lokal të zonës. 44-vjeçari i arrestuar i ka zënë pritë Petrit Zifles, duke e qëlluar me armë gjahu pak orë pas debatit.

Përveç 63- vjeçarit, edhe dy shqiptarë të tjerë janë vrarë në Greqi pas ngjarjes në Bularat. 39- vjeçari Altin Mulla nga Fushë Vërria, Bashkia Delvinë, u vra nga Policia greke mbrëmjen e së mërkurës, më 21 nëntor në zonën e Pogonit, Janinë. Ndërkohë, një tjetër shqiptar ka gjetur vdekjen në burg në rrethana të paqarta./ Panorama/ Shpresa Dine 

image (2)image

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DJE ISHA ME TA, SOT MË DUKET KAPRIÇO"/ Rezarta shkurta ka dy fjalë për protestën e studentëve (FOTO)
Previous article JOZEFINA TOPALLI/ Dhe Luli ka caktuar që më 15 Dhjetor të bëjë Kuvendin e Partisë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT