• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI U EKZEKUTUA AVOKATI KLEANTHI KOÇI/ Rrëfimi i MIKUT të tij pak minuta para ATENTATIT
Home
Aktualitet
Kronikë

SI U EKZEKUTUA AVOKATI KLEANTHI KOÇI/ Rrëfimi i MIKUT të tij pak minuta para ATENTATIT

17 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Në 21 Shkurt të vitit 1999, drejtësia merr goditjen e parë serioze. Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ish – gjyqtar dhe një prej njerëzve më autoritar në jurisprudencë, bëhet viktimë e një atentati në qendër të Tiranës.

Në sheshin Skënderbej, shumë pranë atij që njihet si 15-katëshi, dikush i afrohet, i thotë diçka dhe e qëllon 3 herë me pistoletë në trup.

“U takuam dhe duhet të ketë qenë ora 10 apo diçka më shumë, rreth orës 10. Kur ndaheshim meqë shtëpitë i kishim po aty afër dhe u ndamë në drejtime sipas shtëpive. Pa shkuar në shtëpi, kanë ardhur ca çuna të rinj dhe më  thanë: “Ore Kleanthin e goditen me pistoletë”. Nuk kishte ndonjë shqetësim, pothuajse 90% të çështjeve ne i ndiqnim bashke, dija dhe problematikën e tyre, nuk kishte ndonjë konflikt”, tregon Riza Hicka, Avokat.

Koçi i mbijeton sulmit dhe për 3 javë merr mjekime në spital. Aty, ai është pyetur nga hetuesit dhe se Koçi e kishte njohur autorin, por kishte deklaruar se do të fliste pasi të dilte nga spitali.

“Ai u vra, u vra në mes qytetit të Tiranës, në afërsi të hotelit 15-katëshit, u vra në kushtet që ka patur thonë njerëz rreth e rrotull tij, në vendin ku u vra ai dhe për fatin e keq asnjëherë nuk u zbulua, nuk u tregua, nuk u tha asgjë me rëndësi për vrasjen e tij”, thotë Fehmi Abdiu, ish – gjyqtar.

Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm. Madje, ai u ngrit në këmbë. Nuk dihet se në çfarë rrethanash u vendos që ai të nisej në Itali për kurime të tjera, pasi mjekët kishin deklaruar se kaloi rrezikun.

“Ministria e Drejtësisë e Italisë çoi një avion ta merrte. Dhe avioni vjen në Rinas. Në Rinas ndodhi diçka që e mora vesh më pas, ish shefi i policisë në Rinas që u vra më pas, Gani Malushi, ishte shef në Rinas, ndonëse ky piloti avionit i thoshte ma lë se doktori s’kishte vizë, se udhëtohej me viza në atë kohë. Ma lër se e marr përsipër unë, se në Itali i përgjigjem unë, e marr përsipër unë, ai e vonoi 3-4 orë”, tregon Riza Hicka, Avokat.

Sapo avioni ngrihet, fatkeqësisht Kleanthi Koçi pëson një komplikacion dhe ndërron jetë. Vdekja e tij e papritur ngriti shumë pikëpyetje dhe hipoteza në shtypin e kohës.

“Unë jam interesuar dhe kam lexuar aktin e ekspertimit të Italisë, s’ishte vdekje nga zemra. Plaga që kishte marrë në bark s’kishte lidhje”, tregon Riza Hicka, Avokat.

Kush i trembej Kleanthi Koçit dhe pse e donin atë të vdekur? Pasi u bë avokat, ai pati pak çështje penale në dorë. Koçi, kryesisht po trajtonte dosje që lidheshin me konflikte pronësie. Dhe kjo ishte pista kryesore ku aso kohe hetuesit janë fokusuar.

“Kishte 2-3 çështje të mëdha, një në Stamboll, në Turqi, njërën në Vlorë me dy mbiemra që unë i njihja edhe si familje kush ishin në Vlorë, bëhej fjalë për ca pasuri në ujë të ftohtë, këto ishin në përgjithësi, ëëë ishte dhe kjo e familjes Pazari këtu”, tregon Riza Hicka, Avokat.

Si avokat, ai qëndronte larg simpative politike. Kleanthi Koçi i kishte shërbyer Nexhmije Hoxhës, por edhe Lega Zogut.

Vrasja e tij mbetet ende mister sot e kësaj dite. Në atë kohë, ishte një krim që tronditi rëndë mbarë opinionin. Ishte i pari njeri i rëndësishëm i drejtësisë që ekzekutohej.

Top Story/ Si u ekzekutua avokati Kleanthi Koçi, rrëfimi i mikut të tij pak minuta para atentatit

Top Story/ Si u ekzekutua avokati Kleanthi Koçi, rrëfimi i mikut të tij pak minuta para atentatitNë 21 Shkurt të vitit 1999, drejtësia merr goditjen e parë serioze. Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ish – gjyqtar dhe një prej njerëzve më autoritar në jurisprudencë, bëhet viktimë e një atentati në qendër të Tiranës. Në sheshin Skënderbej, shumë pranë atij që njihet si 15-katëshi, dikush i afrohet, i thotë diçka dhe e qëllon 3 herë me pistoletë në trup.“U takuam dhe duhet të ketë qenë ora 10 apo diçka më shumë, rreth orës 10. Kur ndaheshim meqë shtëpitë i kishim po aty afër dhe u ndamë në drejtime sipas shtëpive. Pa shkuar në shtëpi, kanë ardhur ca çuna të rinj dhe më thanë: “ore Kleanthin e goditen me pistoletë”. Nuk kishte ndonjë shqetësim, pothuajse 90% të çështjeve ne i ndiqnim bashk, dija dhe problematikën e tyre, nuk kishte ndonjë konflikt”, tregon Riza Hicka, Avokat.Koçi i mbijeton sulmit dhe për 3 javë merr mjekime në spital. Aty, ai është pyetur nga hetuesit dhe se Koçi e kishte njohur autorin, por kishte deklaruar se do të fliste pasi të dilte nga spitali. “Ai u vra, u vra në mes qytetit të Tiranës, në afërsi të hotelit 15-katëshit, u vra në kushtet që ka patur thonë njerëz rreth e rrotull tij, në vendin ku u vra ai dhe për fatin e keq asnjëherë nuk u zbulua, nuk u tregua, nuk u tha asgjë me rëndësi për vrasjen e tij”, Fehmi Abdiu, ish – gjyqtar.Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm. Madje, ai u ngrit në këmbë. Nuk dihet se në çfarë rrethanash u vendos që ai të nisej në Itali për kurime të tjera, pasi mjekët kishin deklaruar se kaloi rrezikun.“Ministria e Drejtësisë e Italisë çoi një avion ta merrte. Dhe avioni vjen në Rinas. Në Rinas ndodhi diçka që e mora vesh më pas, ish shefi i policisë në Rinas që u vra më pas, Gani Mluashi, ishte shef në Rinas, ndonëse ky piloti avionit i thoshte ma lë se doktori s’kishte vizë, se udhëtohej me viza në atë kohë. Ma lër se e marr përsipër unë, se në Itali i përgjigjem unë, e marr përsipër unë, ai e vonoi 3-4 orë”, tregon Riza Hicka, Avokat.Sapo avioni ngrihet, fatkeqësisht Kleanthi Koçi pëson një komplikacion dhe ndërron jetë. Vdekja e tij e papritur ngriti shumë pikëpyetje dhe hipoteza në shtypin e kohës. “Unë jam interesuar dhe kam lexuar aktin e ekspertimit të Italisë, s’ishte vdekje nga zemra. Plaga që kishte marrë në bark s’kishte lidhje”, tregon Riza Hicka, Avokat.Kush i trembej Kleanthi Koçit dhe pse e donin atë të vdekur? Pasi u bë avokat, ai pati pak çështje penale në dorë. Koçi, kryesisht po trajtonte dosje që lidheshin me konflikte pronësie. Dhe kjo ishte pista kryesore ku aso kohe hetuesit janë fokusuar.“Kishte 2-3 çështje të mëdha, një në Stamboll, në Turqi, njërën në Vlorë me dy mbiemra që unë i njihja edhe si familje kush ishin në Vlorë, bëhej fjalë për ca pasuri në ujë të ftohtë, këto ishin në përgjithësi, ëëë ishte dhe kjo e famailjes Pazari këtu”, tregon Riza Hicka, Avokat.Si avokat, ai qëndronte larg simpative politike. Kleanthi Koçi i kishte shërbyer Nexhmije Hoxhës, por edhe Lega Zogut. Vrasja e tij mbetet ende mister sot e kësaj dite. Në atë kohë, ishte një krim që tronditi rëndë mbarë opinionin. Ishte i pari njeri i rëndësishëm i drejtësisë që ekzekutohej.

Gepostet von Top Story në Top Channel am Dienstag, 17. Dezember 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAÇKITJE, RRËMBIM DHE GRABITJE ME DHUNË"/ Bënin KËRDINË nëpër banesa, kapen 3 "SKIFTERËT" shqiptarë (EMRAT+FOTO)
Previous article RIKTHEHET "NOTORIUOUS" NË KAFAZ/ Zbulohet plani sekret i McGregor, synon titullin kampion në këtë peshë

k.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT