Veshjet xhins janë ndër zgjedhjet casual më komode dhe më të rehatshme në të gjithë botën, por natyrisht nuk është zgjedhja e menjëhershme për veshjet e zyrës — të paktën nuk ishte disa kohë më parë.
Me kaq shumë propozime që vijnë nga bota e modës për vitin 2018, gjen mes tyre edhe veshje zyre me xhinse.
Duke marrë parasysh të gjitha kodet e veshjeve për zyrën, që nga më të rreptat e deri te më të sofistikuarat, kemi arritur në disa përfundime specifike për orën 9 me 5, madje edhe disa këshilla për mënyrën si t’i mbani dhe si t’i kombinoni.
Më poshtë gjeni disa propozime street style të cilat do t’ju ndihmojnë të gjeni atë që ju përshtatet.















