Garderoba e vajzave pariziene për këtë sezon konsiston në shumë, shumë minifunde. Sidomos koleksioni i Yves Saint Laurent. Tanimë, yje të përzgjedhur si Chloë Sevigny, Alexa Chung, Winnie Harlow dhe Jourdan Dunn, po vënë në praktikë minifundin.
S’ka rëndësi nëse e vishni me taka me pupla, çizme kauboj apo këpucë klasike, minifundi s’duhet të mungojë në stilimet tuaja të përditshme












