• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI TË USHQEHEMI NË KARANTINË? Ekspertët: Vitamina C dhe D, shumë lëngje
Home
Shëndet

SI TË USHQEHEMI NË KARANTINË? Ekspertët: Vitamina C dhe D, shumë lëngje

12 April, 2020 k.autor Shëndet

Në kohë pandemie, jo vetëm higjiena dhe karantina janë masa kryesore kundër infektimit: edhe ushqyerja e shëndetshme dhe forcimi i imunitetit janë po ashtu më të rëndësishëm se kurrë.Ekspertët e shëndetit rekomandojnë një dietë të pasur me vitamina, fibra dhe shumë lëngje.

HYRIDA BASHA

NUTRICIONISTE

Forcimi I imunitetit është një process që nuk fillon në një ditë apo  me një peruidhë të caktuar, por ështënjëproces i cili formohet përnjë kohë të gjatë.
Kështu që produkte të cilat përmbajnë vitamina C, D, sasi të larta të fibrave, na ndihmojnë për të rregulluar metabolizmin dhe për të forcuar imunitetin.
Shumë i rëndësishëm është hidratimi, marrja e lëngjeve qoftë nga uji apo çajiapo lëngjet e ndryshme qoftë smoothie apo të frutave.

MATINA ÇOBO

NUTRICIONISTE

Unë sugjeroj edhe marrjen e disa suplementeve. E para është vitamina C, që është e njohur  efektin e saj të mirë në forcimin e imunitetit. Një vitaminë tjetër me shumë rëndësi është vitamina D. Duke qenë se ekspozimi ynë tani në diell nuk është i mjaftueshëm duhet të marrim një suplement, por nëse nuk dëshironi të merrni suplement mund të kujdeseni që dieta juaj të përmbajë vezën, bulmetin, mishin, kërpudhat, të gjitha këto janë elementë që kanë vitaminë D të mjaftueshme.

Nutricionistët tregojnë edhe ushqimet që duhen shmangur, sidomos nga personat me sëmundje kronike.Po ashtu rekomandojnë eleminimin e alkoolit dhe duhanit.

MATINA ÇOBO

NUTRICIONISTE

Sa i takon diabetit apo sëmundjeve të zemrës, fajtor gjithmonë është sheqeri i barshë, i cili është armiku ynë, përveç sheqerit të bardhë, kombinimi i tij me yndyrnat e ngopura siç mund të jenë fast-foodet, ushqimet tepër të skuqura, ato të procesuara që janë me shumë konservante, mund të jenë edhe thjesht çokollata apo biskotat që ndodhen në raftet e një marketi, të gjitha këto ushqime që përmbajnë shumë substanca që janë proinflamatore dhe të gjitha këto substanca duhet t’i eleminojmë nga dieta jonë.

HYRIDA BASHA

NUTRICIONISTE

Në këtë periudhë është shumë  e rëndësishme të ruhet pesha dhe të ruhet organizmi në tërësi. duhen eliminuar produktet junk food si patatina, pijet energjike, etj që janë dëmtues të organizmit tonë.
Këtu duhet të kemi parasysh shmangien me patjetër të konsuimit të alkoolit, po ashtu edhe eliminimi i duhanit sepse po të vëmë re individët me probleme pulmonare janë të parët që mund të kalojnë në mënyrë të agravuar situatën. Alkooli dëmtues shumë i madh, përpos krijimit të dhjamit, na dobëson imunitetin dhe dobëson mëlçina që është pastruesi më i madh i trupi, dhe me alkool dhe duhan dëmtohet, ashtu si nga produktet shtazore si mishi i konsumuar çdo ditë apo produktet e konsumuara si sallamet etj, të cilat nuk kanë freskinë dhe po ashtu kanë edhe konservantët.

Ndërsa përveç ushqyerjes së shëndetshme, për të ruajtur një imunitet të fortë në kushtet e karantinës është i domosdoshëm edhe aktiviteti fizik pasi një jetë sedentare mund të na bëjë më të dobët në luftën kundër virusit.

MATINA ÇOBO

NUTRICIONISTE

Aktivitetin fizik duhet të përpiqemi ta kryejmë çdo ditë, ndoshta është pak e vështirë në kushtet e karantinës, sikur 15-20 minuta në ditë, disa ushtrime të thjeshta me karrige, ushtrime me peshën e trupit, apo edhe disa ecejake nëpër shtëpi bëjnë të mundur që sistemi imunitar të aktivizohet shumë. Në momentin që ne qëndrojmë ulur, harxhojhmë rreth 30 % më pak kalori sesa nqs do lëviznim, apo do ishim në këmbë. Në të kundërt rrezikohet mbipesha apo edhe plogështia e trpit, në rastin kur trupi është inaktiv, bëhet inaktiv edhe sistemi ynë imunitar, gjaku nuk qarkullon në mënyrë eficente dhe ulim numrin e qelizave që mbrojnë imunitetin.

HYRIDA BASHA

NUTRICIONISTE

Kalori mund të harxhosh jo vetëm fizikisht, por edhe me vënien në lëvizje të trurit, me anë të lojërave të inteligjencës si një lojë me shah psh. Kështu edhe muskujt stimulohen.

Një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një shëndeti të mirë luan gjithashtu krijimi i një progami ushqimor me orare të rregullta mbi vaktet.

SI TE USHQEHEHEMI NE IZOLIM

EKSPERTET: VITAMINAT C  DHE D, SHUME LENGJE

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË IZOLIM PREJ KORONAVIRUSIT/ Zenit zgjedh ish-lojtarin e Barcelonës më të mirin e muajit dhe ia dërgon çmimin me... (VIDEO)
Previous article “DOLËM ME BA...”/ Shkodranët nuk pyesin, thyejnë karantinën dhe...

k.autor

Postime të ngjashme

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë Shëndet

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin Shëndet

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin

BARBEKJU NË VAPË? Ja gabimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe helmim nga ushqimi Shëndet

BARBEKJU NË VAPË? Ja gabimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe helmim nga ushqimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT