• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si të shpëtoni nga DEPRESIONI … Një listë konkrete me të gjitha gjërat që duhet të konsumoni
Home
Shëndet

Si të shpëtoni nga DEPRESIONI … Një listë konkrete me të gjitha gjërat që duhet të konsumoni

18 January, 2018 g.autor Shëndet

Të jesh i lumtur duket misioni më i vështirë për t’u përmbushur.

Me ritmin dhe jetën frenetike njerëzit po humbasin kënaqësitë e vogla të jetës duke u gllabëruar nga monotia e në fund të ditës nuk ka asgjë për t’u mbajtur mend!

Të biesh në humnerën e depresionit po bëhet shumë më e lehtë dhe gjithnjë e më shumë njerëz po kurohen pa recetë mjeku me ilaçe antidepresive.

Pa dashur të përcaktojmë më tej se çfarë është depresioni e simptomat e tij, Living do të ndajë me ju ushqimet konsumi i të cilave thjesht do t’ju bëjë më të lumtur pa rënë në grackën e tij.

  • Acidet yndyrore Omega-3

Ushqimet e pasura me acide yndyrore Omega-3 luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit nervor qendror (SNQ).

Ato ekuilibrojnë sekretimin e substancave kimike duke ulur në këtë mënyrë rrezikun e plakjes së parakohshme të tij, rrisin nivelin e serotoninës dhe në të njëjtën kohë ulin nivelet e kortizolit.

Rrisni konsumin e këtyre acideve çudibërëse duke përfshirë në regjimin tuaj ushqimor: vajin e ullirit, të gjitha llojet e frutave të thata, vaji i kokosit dhe bajames, peshqit etj.

  • Vitamina D

Mungesa e vitaminës D jo vetëm që rrit rrezikun e shfaqjes së problemeve të kockave, por është e lidhur ngushtë edhe me shfaqjen e depresionit.

Dielli është një ndër burimet kryesore të vitaminës D, por ju mund ta merrni atë edhe duke konsumuar ushqimet e mëposhtme: vaj i mëlçisë së merlucit, vezë, kërpudha, drithëra dhe produktet e sojës.

  • Zinku

Një tjetër element që luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e sistemit nervor është zinku, por edhe në 200 procese biokimike që rregullojnë veprimtarinë e organeve kryesore.

Burimet kryesore të zinkut janë mishi i kuq, frutat e detit, farërat, drithërat integrale etj.

  • Magnezi

Për fat të keq magnezi është një ndër mirealet që përthithet me shumë vështirësi nga organizmi. Ai luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e depresionit pasi rrit prodhimin e serotoninës dhe dopaminës, si dhe ul prodhimin e kortizolit, njohur ndryshe si hormoni i stresit.

Magnezi gjendet në shumicë tek bananet, bishtajoret, farat e kungullit, avokadot, bajamet dhe algat e detit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skulptura gjigante e Skënderbeut në Labinot të Elbasanit. Fillimi i një projekti... (FOTO)
Previous article DIPLOMACI/ Kadare zgjidhet zv. Presidente e Bordit ekzekutiv të agjensive të OKB

g.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT