• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI TË MBRONI MËLÇINË NGA DIABETI? Hapat që sugjerojnë mjekët
Home
Shëndet

SI TË MBRONI MËLÇINË NGA DIABETI? Hapat që sugjerojnë mjekët

16 December, 2021 s.autor Shëndet

Diabeti rrit mundësinë e të prekurit nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë. Një sëmundje e cila shkaktohet nga sasia e lartë yndyrore në mëlçi edhe pse ju mund të konsumoni pak ose aspak alkool. Ajo zhvillohet kryesisht tek njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2. Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse ka zhvillim njëjtë mes atyre me diabet të tipit 1 dhe pjesës së popullsisë obeze, duke qenë se mbipesha është një nga shkaqet kryesore.

Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë shpesh herë nuk shfaq asnjë simptomë. Ajo rrit rrezikun e krijimit të sëmundjeve të zemrës, të veshkave, të cerozës dhe kancerit në mëlçi. Gjithashtu rol në zhvillimin e saj luajnë niveli i lartë i kolesterolit dhe presioni i lartë i gjakut. Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë kur kombinohet me diabetin e tipit 2 mund të çojë në përkeqësim të gjëndjes shëndetësore.

Mbrojtja më e mirë ndaj sëmundjes së mëlçisë yndyrore përfshin këto hapa :
• Mbajtja nën kontroll nivelit të sheqerit në gjak .
• Mbajtja nën kontroll e presionit të lartë të gjakut.
• Ruajtja e peshës ideale ose reduktimi i saj në rastin e mbipeshës.
• Mbajtja në normë e kolestrolit të keq dhe triglicerideve.
• Reduktimi i konsumit të alkoolit.

Nëse diagnostikoheni me diabet doktori mund t’ju rekomandojë kryerjen e një ekzaminimi me ultratinguj të mëlçisë dhe monitorimin e saj me anë të testeve të gjakut.

Disa Ushqime që Ndihmojnë Me Pastrimin e Mëlçisë
Qitro
Qitro është i pasur me vitaminë C, pektinë dhe antioksidantë. Këta të fundit neutralizojnë radikalet e lira dhe detoksifikojnë mëlçinë. Rekomandohet që njerëzit të pjnë nga një gotë të vogël me lëng qitroje në ditë ose të hanë nga një frut në ditë.

Panxhari
Panxhari përmban shumë flavonoidë dhe beta karoten, të cilat stimulojnë dhe përmirësojnë funksionet e mëlçisë. Për më tepër, panxhari është një pastrues natyral i gjakut.

Limoni
Limoni përmban një antioksidant të veçantë që aktivizon enzimat që janë përgjegjëse për pastrimin e mëlçisë. Sipas të dhënave vitamina C e ndihmon mëlçinë të prodhojë edhe enzima për tretjen dhe të përthithë më mirë mineralet./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PSE E KE INAT DONALDIN?" Paloma e ka gati përgjigjen: E gjykoj në momente të...
Previous article E PAPRITUR NGA MAQEDONIA/ Totre mund t’i japë lamtumirën Tiranës që në janar

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT