• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI TË JETONI MË GJATË/ Çfarë është regjimi ushqimor nordik
Home
Shëndet

SI TË JETONI MË GJATË/ Çfarë është regjimi ushqimor nordik

8 May, 2022 s.autor Shëndet

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në prokuktet lokale të vendeve nordike si Norvegjia, Danimarka, Suedie, Finlanda dhe Islanda. Ai u krijua në 2004 nga një grup nutricionistësh, shkencëtarësh dhe kuzhinierësh, për të trajtuar obezitetin dhe rregulluar tregun ushqimor në vendet nordike.

Mund të jetë një zgjedhje e mirë nga perspektiva mjedisore, pasi përqëndrohet në konsumin e ushqime që rriten në këto vende dhe kultivohen në mënyrë të qëndrueshme.

Frutat, perimet, produktet e detit, drithërat e plota, arrorët, buka e thekrës, qumështi me pak yndyrë dhe vaji kanola janë baza e këtij regjimi. Në mënyrë të moderuar konsumohet mishi i shpendëve, vezët, djathi dhe kosi. Rrallë konsumohet mishi i kuq dhe yndyrnat shtazore.

Ndërsa konsumi i pijeve dhe ushqimeve me sheqer të shtuar, sallami, ushqimet e shpejta, përjashtohen. Regjimi ushqimor nordik është shumë i ngjashëm me atë mesdhetar.

Dallimi më i madh është se në vend të vajit të ullirit ekstra të virgjër, nordikët përdorin vajin e kanolës.

Edhe pse shumë fruta importohen në këto vende pasi klima nuk lejon rritjen e tyre, përsëri theksi është ushqyerja e shëndetshme.

Cilat janë përfitimet e mundshme në organizëm?
Ushqimi i shëndetshëm shkon përtej humbjes së peshës.

Ai mund të çojë në përmirësime të konsiderueshme në shëndetin tuaj dhe të ulë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike.

Disa studime kanë ekzaminuar efektet e regjimit ushqimor nordik në shëndet dhe rezultatet janë si më poshtë.

Ul presionin e lartë të gjakut
Në një studim 6-mujor tek njerëzit obezë, u vu re se ky regjim uli presionin e lartë të gjakut.

Një tjetër studim 12-javor përforcoi edhe më tepër gjetjet e studimi të parë.

Mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve
Regjimi ushqimor nordik është i pasur me shumë ushqime të shëndetshme për zemrën, por efektet e tyre mbi kolesterolin dhe trigliceridet janë të paqëndrueshme.

Megjithatë, disa studime flasin për një reduktim të lehtë të kolesterolit të keq, faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Kontrolli i sheqerit në gjak
Edhe në këtë rast disa studime të kryera për efektet e këtij regjimi në nivelin e sheqernave në gjak, treguan se ai mund të ketë një ndikim të lehtë.

Inflamacioni
Inflamacioni kronik është një nxitës kryesor i shumë sëmundjeve serioze.

Studimet mbi regjimin ushqimor nordik dhe inflamacionin japin rezultate të përziera.

A ndihmon në humbjen e peshës?
Disa studime kanë vlerësuar efektet e humbjes së peshës të dietës nordike.

Sipas tyre duket se njerëzit humbin peshë në fillim, por pastaj gradualisht e fitojnë atë.

Prandaj është e rëndësishme që mënyra e të ushqyerit të jetë një mënyrë jetese dhe jo vetëm një dietë disa javore. /AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E FRIKSHME/ Tjetër aksident, “Audi A8L” përmbyset në autostradën Tiranë-Durrës
Previous article TË GJITHË SYTË NGA RONELA/ Këngëtarja surprizon me paraqitjen në ceremoninë e hapjes së Eurovision

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT