• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI TË HEQIM KILET E FESTAVE? Nutricionistët: Jo dieta drastike, por përdorni…
Home
Shëndet

SI TË HEQIM KILET E FESTAVE? Nutricionistët: Jo dieta drastike, por përdorni…

3 January, 2023 s.autor Shëndet

Festat e fundvitit janë më të mëdhatë në harkun kohor të 365 ditëve dhe mbi të gjitha janë festa ushqimesh.

Duke qenë se abuzojmë me ushqimin dhe konsumin e alkoolit, një pyetje që na mundon pak a shumë të gjithëve, është si të heqim kilogramët që marrim gjatë festave.

Nutricionistja Enkeleda Ferrollari shpjegon:

“Kur kemi mbaruar festat dhe ushqimet e mbetura, duke qenë se ne gatuajmë shumë për tryezën e ndërrimit të viteve, pra pasi i përfundojmë rezervat që kishim në frigorifer, ajo që na duhet është të fillojmë me një dietë hipokalorike, pra ushqime me sasi të kufizuara dhe të pasura me zarzavate.

Nuk kemi nevojë të orientohemi tek interneti dhe këshillat që gjejmë atje si të mos hamë fare, apo të bëjmë detoks, apo të pimë vetëm lëngje, që janë sakrifica të panevojshme dhe jo të shëndetshme nga ana tjetër. Vetë organizmi ynë është një sistem i përsosur që edhe ngarkesat e ushqimeve të festave u vetëpastron, thjesht të fillojmë çdo vakt me një sallatë me zarzavate të freskëta, qoftë sallatë, domate, lakër, rukola, spinaq etj.

Të kufizojmë deri në një herë në javë sasinë e mishit të kuq, atë të viçit, derrit. Pas festave është mirë të fusim në menu peshkun dhe bishtajoret që janë fasulet, thjerrëzat, qiqrat të pasuara me proteina dhe fibra dhe që na ndihmojnë edhe në pastrimin e organizmit dhe furnizimin me energji. Të eliminojmë alkoolin, pijet me gaz dhe sheqer, të shtojmë sasinë e ujit pasi është një pastrues shumë I mirë. Pa lenë pas dore frutat dhe agrumet e stinës si portokallet, mandarinat, limonat e mollët, të pasura me vitamin C, fibra dhe që kanë efekte antioksiduese./topchannel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI I BE-SË NË KIEV/ Zelensky zbardh detajet nga biseda me Ursula von der Leyen
Previous article "NUK TË DO ASKUSH"/ “Plas” mes Oltës dhe Gentit: Je thashethemaxhi

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT