• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI TË FITONI  25 MIJË EURO? Qendrat e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor do organizojnë konkursin më të madh të sipërmarrësve në Tiranë
Home
Sociale

SI TË FITONI 25 MIJË EURO? Qendrat e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor do organizojnë konkursin më të madh të sipërmarrësve në Tiranë

16 November, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Rreth 200 pjesëmarrës nga 6 vende të Ballkanit do të sfidojnë njëri-tjetrin në TechStars Startup Weekend Balkans ku në fund fituesi do të fitojë çmimin e madh prej 25 mijë eurosh. Gjatë sfidës 3-ditore, mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë do të mbështesin sipërmarrësit e rinj për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.

Aktiviteti i organizuar nga Oficina është pjesë e sfidës globale të TechStars Startup Weekend, e krijuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të ndërtojnë një komunitet, të ndajnë idetë, të bashkëpunojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre përmes angazhimit të liderëve të industrisë. Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i Innovation Center Kosovo thotë se ky partneritet me TechStars është pjesë e investimit në komunitetin e startup-eve dhe ambicies për të vazhduar ndërtimin e urave të ndërmarrësisë në Ballkanin Perëndimor. “Disa nga mendjet më të zgjuara nga i gjithë rajoni marrin pjesë në Techstars Startup Weekend Bakans dhe mezi pres të shoh risitë që ata do të krijojnë gjatë kompeticionit”, deklaron Begu.

“Techstars Startup Weekend u ndërtua rreth nevojës që sipërmarrësit të kenë një komunitet në të cilin ata mund të shkëmbejnë ide, të bashkëpunojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre, të përziera me dëshirën tonë për të vazhduar shtyrjen e kufijve të asaj që është e mundur me rritjen e bashkëpunimit në rajon në këtë kohë te vështirë” nënvizon Kosta Andrić, Partner në ICT Hub & ICT Hub Venture Serbia. Konkursi Startup Weekend Balkans do të fokusohet në sfidat që kanë të bëjnë me energjinë, kripto & blockchain, siguria kibernetike, telekomunikacion, turizëm dhe AgriTech, financa dixhitale si dhe e-commerce.

Aneida Bajraktari, bashkëthemeluese e Balkans Capital thotë se organizuesit e qendrave përfaqësojnë vende individuale, por janë bërë bashkë në emër të inovacionit dhe ndërtimit të njohurive. Çmimi i madh për fituesit e fundjavës, me vlerë 25,00 euro, përfshin: • 1 javë bootcamp në një European Startup Hub,

• Pjesëmarrje e paguar në konferencë per startup-et brenda Bashkimit Europian

• Asistencë teknike nga EBRD team, • 3 muaj hapësirë co-working,

• Pjesëmarrje në aktivitetin e ardhshëm të klubit të investitorëve,

• Asistencë me Strategjinë e marketingut dhe faqe interneti me porosi,

• Pjesëmarrje në një program inkubimi në një hub rajonal;

• 1 vit shërbim hostimi

• Kupon 1000 euro nga Amazon;

• Konsulencë për pronën intelektuale dhe shume te tjera. Techstars Startup Weekends Balkans ka mbështetës kryesor Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe organizohet nga Solveo Macedonia, ICT Hub Serbia, Innovation Centre Kosovo,Tehnopolis Montenegro, HUB 387 Bosnia, Oficina and Balkans Capital nga Shqipëria. Rrjeti mbarëbotëror i Techstars i ndihmon sipërmarrësit të kenë sukses. E themeluar në vitin 2006, Techstars lidh startup-et, investitorët, korporatat.

No description available.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HYNTE PËR TË VJEDHUR NË BANESAT E FSHATARËVE/ Arrestohet 22-vjeçari në Sarandë
Previous article VRASJA E DYFISHTË NË ASTIR/ Dinamika e ngjarjes, objektivi ishte Erigers Mihasi, të dyshuar klani “Duka”.

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT