Arratisja e Shqiptarit dje nga burgu Grek vuri në alarm shetin helen duke i vënë edhe njëherë në alarm përsa i përket sigurisë në burgje. Ai dhe një bashkëpunëtor grek kishin sharruar hekurat e burgut dhe ishte arratisur. Por aventura e tyre mori fund pasi u arrestuan nga policia helene.
Por arratisje të tilla nga burgjet greke ka pasur disa ku kanë sharruar hekurat dhe më pas janë arratisur ku ja vlen të përmendim arratisjen e “Robin Hudit” Alket Rizait, i cili u arratis dy herë nga burgu më i sigurt në Greqi.
AlpeNews.al, sjell disa nga rastet më të bujshme dhe interesante të arratisjeve:
1. Çfarë ndodhi dje:
Shqiptari, i cili u arratis ditën e martë në 18 dhjetor, nga qelitë e paraburgimit të Divizionit të Sigurimit të Atikës Perëndimore, u arrestua këtë të shtunë në një banesë në lagjen “Haidari” të Athinës.
Mediat greke raportojnë se pas një operacioni të organizuar policor, 40-vjeçari u arrestua në një shtëpi dykatëshe ku ai fshihej prej disa ditësh. Po sipas të njëjtave media, shqiptari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.
Shqiptari 40-vjeçar, së bashku me një grek, preu më datë 18 dhjetor në orën 04:20 të mëngjesit hekurat e qelisë me një sharrë në mënyrë që të arratiseshin. Ndonëse plani i tyre rezultoi i suksesshëm, greku u kap disa orë pas largimit nga burgu, ndërsa shqiptari u vendos në pranga mbrëmjen e sotme.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga shteti fqinj pasi më datë 27 nëntor grabiti një dyqan së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
2. 26 NËNTOR 2007
Në ishullin e Mitilintit Qezar Niko e Bardhyl Toca kane mundur te arratisen nga dritaret e rajonit te policise.Saga e arratisjeve te shqiptareve nga burgjet apo rajonet e policise greke vazhdon. Dy shqiptare kane mundur t’u largohen forcave policore helene dhe te shpallen ne kerkim si te arratisur te rrezikshem. Ngjarja ka ndodhur ne ishullin e Mitilintit duke u gdhire e diele, date 25 nentor kur Qezar Niko e Bardhyl Toca kane mundur te arratisen nga dritaret e rajonit te policise. Te dy shqiptaret e akuzuar per trafik te lendeve narkotike dyshohet se jane ndihmuar nga nje polic grek.
3. 17 MARS 2018
Në moshën 16 vjecare u largua per në Greqi për të punuar. Është bërë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter.Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i bindur. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe: elektronikën. I zbërthente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare. Ai ishte tip sportiv që në fëmijëri, tifoz i çmendur i Barcelonës, por më shumë se çdo gjë dashuronte simbolin kombëtar. Gjashtë flamuj kombëtarë ka momentalisht në qelinë e tij dhe nuk druhet t’i shtojë ata. Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi. Alketi pervec gjuhes shqipe flet 5 gjuhë të huaja.
Alket Rizai eshte arratisur 2 here me helikopter nga burgu i Koridalos. Tentoi arratisjen e trete duke marre peng 6 police te burgut te Malandrinos. Aktualisht ndodhet ne burgun e Domokos.
4. 5 JANAR 2018
Tre shqiptarë arratisen nga paraburgimi pasi kanë sharruar kangjellat dhe janë hedhur nga 10 metra lartësi.
Të arrestuarit ishin pjesë e bandës me 5 veta që u kapën në 13 qershor me akuzën e 72 vjedhjeve në zonën e Atikës me një vlerë mbi 400 mijë euro.






