• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI PO “E GODET” DJEGIA E MANDATEVE LSI/ Basha nuk përmend Kryemadhin si aleate. Mediat e huaja “e zhdukin”
Home
Ekskluzive

SI PO “E GODET” DJEGIA E MANDATEVE LSI/ Basha nuk përmend Kryemadhin si aleate. Mediat e huaja “e zhdukin”

24 March, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Djegia e mandateve ka goditur rëndë opozitën e bashkuar e cila tanimë ka zgjedhur vetëm një rrugë, atë të protestave.

E megjithatë, goditjen më të madhe duket se e ka pësuar Lëvizja socialsite për integrim e cila nën drejtimin e Monika Kryemadhit po I zihen thuajse të gjitha vendet që ajo la në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndonëse të quajtur “tradhtarë” nga Kryemadhi, deputetët e rinj nuk iu bindën dhe pranuan mandatet duke dhënë motivet e tyre se përse.

Por duket se nuk mbaron këtu. Një intervistë e kreut të opozitës Lulzim Basha për median italiane ngre dyshimet për një përçarje midis tyre, ose një mungesë të rëndësisë që i jep Basha LSI.

Çfarë deklaroi Basha për “Il fatto quotidiano”:

“Pozicioni ynë është i qartë. Çdo qytetar, organizatë a formacion politik që ka si objektiv të vetin çlirimin e vendit nga droga dhe krimi i organizuar është i mirëpritur të bëhet pjesë e frontit të bashkuar opozitar.

Është në fakt e habitshme sesi LSI nga aleatja kryesore, shndërrohet për Bashën në një formacion politik.

Të njëjtën gjë duket ta ketë bërë sot edhe gazeta e Vatikanit.

L’Osservatore Romano, gazeta zyrtare e Vatikanit ka bërë një shkrim mbi protestat e opozitës jo parlamentare në Shqipëri, qëndrimin e qeverisë, dhe rrezikun për një sinjal negativ nga Brukseli sa i përket integrimit të vendit tonë në BE-në.

Teksa shkrimi evidenton figurën e kryedemokratit Lulzim Basha si udhëheqës të protestave kundër qeverisë, në shkrim nuk përmendet asnjë rresht për Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryetarja e së cilës, Monika Kryemadhi, ka qëndruar krah Bashës në këtë valë protestat anti-qeveritare.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË NDESHJES ME ANDORRËN/ Ervin Bulku: Kjo ndeshje duhet fituar patjetër, të vazhdojmë...
Previous article NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ANDORRËS/ Hysaj: Duhet të fitojmë me çdo kusht, të mos mendojmë...

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT