Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi vijon të jetë kritik dhe gjykues ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Topi i ftuar në emisionin “Dekalog” tha se problemi në PD është përtej z.Basha, duke drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Berisha.
Ish-kreu i FRD-së shtoi se të kritikosh Berishën apo t’i vendosësh fajin, duhet të kesh shumë kurajo, teksa tha se Basha pas asaj buzëqeshjes artificiale që ka të stampuar në fytyrë, brenda ka shumë hipokrizi.
Bamir Topi: Unë mendoj që problemi kryesor në atë parti është përtej z.Basha. unë e njoh raportin e ish-kryetarit me kryetarin e ri, dhe përveç buzëqeshjes në fytyrë ka brenda shumë hipokrizi. Unë e kam thënë në 2013 që ai s’do marrë asnjë trofe. Problemi është i riakutizuar në PD. Çfarë më bën përshtypje është një nxitim i njerëzve aty për të thënë ik. Njerëzit që janë shprehur askush nuk ka preku atë që është dominanti në atë parti, dhe dominanti është Sali Berisha. Ata që kërkojnë dorëheqjen e tij kanë parë te ai atë mungesën e burrërisë politike, që ai nuk e ka. Të gjithë në PD njohin faktin që mund të kesh shumë të drejtë, por në fund strukturën dhe rezultatin e vendos lidershipi. Si nuk pashë një njeri të thotë “këtu është dora e Sali Berishës”. Do kurajo kjo gjë.


