• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI NDODHI NGJARJA/ Shembet muri i kabinës dhe i merr jetën 41 vjeçarin, arrestohet në flagrancë inxhinieri që…
Home
Breaking News

SI NDODHI NGJARJA/ Shembet muri i kabinës dhe i merr jetën 41 vjeçarin, arrestohet në flagrancë inxhinieri që…

31 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një inxhinier ka përfunduar në prangat e policisë së Pogradecit, pasi një 41 vjeçar humbi jetën teksa punonte për zëvendësimin e kabllove në një kabinë elektrike.

E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë u arrestua në kushtet e flagrancës, pasi sipas policisë, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik. Policia sqaron se 41 vjeçari banues në Babrru në Tiranë, gjeti vdekjen pasi u shemb muri i kabinës.

Njoftimi:

Arrestohet në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinieri mbikqyrës i kompanisë që kryente punime në kabinën elektrike, në të cilën si pasojë e rrëzimit të një muri, gjeti vdekjen punëtori P.M.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, ku gjatë punës për zëvendësimin e kabllove në një kabinë elektrike, ka gjetur vdekjen një 41-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezulton se, shtetasi i mësipërm me detyrë inxhinier mbikqyrës pranë një kompanie nën kontraktore e cila po kryente punime në kabinën elektrike, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës brenda në këtë kabinë, është shembur një mur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori P.M, 41 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OPEN"/ Peza: Ndikimi rus shqetësim konkret, Basha hetohet se ka lobuar me para të Rusisë
Previous article THYEN HESHTJEN TEK ARSENAL PAS INCIDENTIT/ Xhaka u kërkon ndjesë tifozëve: Ju tregoj pse erdhi reagimi im

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT