• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI NDIKON UJI ME KRIPË I DETIT PËR LËKURËN TUAJ? Cilat janë përfitimet
Home
Shëndet

SI NDIKON UJI ME KRIPË I DETIT PËR LËKURËN TUAJ? Cilat janë përfitimet

19 July, 2021 s.autor Shëndet

Zgjidhja më e mirë për të përballuar ditët e nxehta është padyshim afër detit apo pishinave të qytetit. Ndjesia e çlirimit që merrni nga uji i freskët teksa notoni apo futeni në ujë është e jashtëzakonshme.

Sidoqoftë përtej kënaqësisë së momentit sipas ekspertëve uji me klor i pishinës dhe ai me kripë i detit kanë ndikimin e tyre afatgjatë në lëkurë. Në këtë artikull ju shpjegojmë pikërisht si ndikojnë këto dy element në shëndetin e lëkurës tuaj.

Çfarë Shkakton Klori Në Lëkurë?
Siç edhe mund t’a dini klori nuk hyn tek produktet që i bëjnë mirë lëkurës. Duke qënë një solucion antibakterial që përdoret me shumicë në pishina për të larguar bakteret e këqija është njëkohësisht i ashpër edhe me lëkurën. Sipas mjekëve dermatologë klori mund të jetë i vështirë për t’u larë dhe për t’u hequr edhe pasi laheni në dush me shampo.

Kjo vjen për shkak të përbërjes së tij të fortë kimike e cila shkakton tharje dhe irritim të lëkurës gjatë kohës që vepron në të. Gjithësesi klori nuk është gjithnjë i dëmshëm, irritimet e mëdha dhe të dukshme ndodhin kur në pishinë apo në ujë ka një sasi të madhe të tij. Veçanërisht kur pishina është plastike apo gome dhe kur vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës si ekzema. Këto kushte mund t’a bëjnë lëkurën më të predispozuar për t’u dëmtuar. tharë dhe irrituar nga klori.

Si Ndikon Uji me Kripë Në Lëkurë?
Kur laheni në det situata është komplet e ndryshme, pasi kripa nuk është e dëmshme për lëkurën. Uji i kripur ndihmon lëkurën edhe kur vuani nga ndonjë irritim, dëmtim apo problem siç janë aknet. Kjo pasi uji i detit është i pasur me minerale që e ushqejnë dhe kurojnë lëkurën duke i dhënë rini dhe shëndet asaj. Gjithësesi një problem të vogël mund t’a shkaktojë edhe ky ujë, sidomos tek lëkurat e thata.

Kripa kur mbetet në lëkurë ka tendencën t’a thajë atë duke ju shkaktuar një ndjesi parehatie dhe kruajtje. Gjithashtu një lëkurë shumë e thatë ka tendencët të rudhet dhe plaket shumë më shpejt se të tjerat. Si ta parandaloni Në rastin e ujit me klor mundohuni që të lani trupin me ujë nga dushi të paktën 10 minuta pasi keni dalë nga pishina.

Gjithashtu para se të hyni lyeni lëkurën me ndonjë krem apo vaj shumë hidratues siç janë ato me vaj kokosi apo ulliri. Në rastin e ujit të detit me kripë, pasi të laheni sigurohuni që sërisht t’a hidratoni lëkurën me kremra apo vajra shumë hidratues. Fillimisht sigurohuni t’a lani mirë trupin dhe fytyrën tuaj në mënyrë që me kripën të largohet edhe kremi i diellit që mund të keni përdorur. Për një lëkurë të shëndetëshme e sidomos në verë qëndroni afër dushit dhe kremrave hidratues. /AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E VRAU I DASHURI/ Babai i 26-vjeçares prek me fjalët: Hera e parë që shkoi me pushime...
Previous article PLAGOSI ME THIKË VËLLANË PAS SHERRIT PËR PRONËN/ Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT