• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI NDIKON PËR DIABETIN VITAMINA D/ Ja ushqimet ku gjendet
Home
Shëndet

SI NDIKON PËR DIABETIN VITAMINA D/ Ja ushqimet ku gjendet

14 May, 2021 s.autor Shëndet

Një studim i ri shkencor mbi rolin e vitaminës D, ka zbuluar një lidhje mes mungesës së saj, infeksioneve të mishrave të dhëmbëve dhe diabetit.

Diabeti është një sëmundje që prek miliona njerëz në botë.

Deri më tani, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë identifikuar disa faktorë rreziku siç janë mbipesha apo tensioni i gjakut.

Diabeti Dhe Mishrat E Dhëmbëve
Diabeti rrit rrezikun e shfaqjes së infeksioneve të mishrave të dhëmbëve.

Kjo është një lidhje e dyfishtë që do të thotë se problemet me mishrat e dhëmbëve e bëjnë menaxhimin e diabetit të tipit 2 më sfidues se zakonisht.

Sipas ekspertëve, vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe mishrave të tyre.

Ajo lufton mikrobet përfshirë këtu ato që prekin mishrat e dhëmbëve.

Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, analizoi të dhënat e 1,600 individëve të prekur nga diabeti i tipit 2 dhe 1,300 të tjerëve që nuk vuajnë nga diabeti.

Sipas gjetjeve, mungesa e vitaminës D bashkë me sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, rrisin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Studiuesit thanë se kombinimi i të dy këtyre faktorëve rrit rrezikun e diabetit më shumë se shumatorja e secilit faktor.

Nëse gjetjet konfirmohen edhe nga studime të tjera, kjo do t’i ccelte rrugën qasjeve të reja në trajtimin e diabetit.

Për shembull, rritja e nivelit të vitaminës D tek diabetikët që janë të prekur nga problemet me dhëmbët dhe mishrat e tyre, do të ndihmonte në menaxhimin e të dy sëmundjeve.

Burimet e Vitaminës D
Njeriu e merr pjesën më të madhe të vitaminës D nëpërmjet rrezeve të diellit.

Kur këto rreze, sidomos ato të mesditës, bien në kontakt me lëkurën, nxisin prodhimin e vitaminës D.

Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë me shumë diell, përfitojnë më shumë se sa ata që jetojnë në vende të ftohta pa diell.

Vitaminën D mund ta marrim edhe nëpërmjet disa ushqimeve.

Bëhet fjalë për ushqime të fortifikuara ose të pasurura siç janë qumështi dhe drithërat apo tek peshqit si salmoni, toni dhe skumbria.

Po ashtu vitaminë D ka edhe vaji i papërpunuar i peshkut dhe vaji i mëlçisë së Merlucit, të cilin mund ta gjeni si suplement në farmaci./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHKARKUA NGA ÇELSI NË JANAR/ Frenk Lampard gati të marrë drejtimin e skuadrës së…
Previous article NUK JANË TRANSMETUAR NË EKRAN/ Arjani zbulon kërcënimet që Sindi i ka bërë Julit

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara Shëndet

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT