• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI NDIKON DIABETI TEK TENSIONI I LARTË I GJAKUT? Ja çfarë duhet të bëni
Home
Shëndet

SI NDIKON DIABETI TEK TENSIONI I LARTË I GJAKUT? Ja çfarë duhet të bëni

18 January, 2025 s.autor Shëndet

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë dy prej sëmundjeve që rrezikojnë më shumë jetën e shqiptarëve.

Të dyja këto sëmundje janë pjesë e sindromës metabolike, siç ndodh edhe për sëmundjet e zemrës dhe obezitetin.

Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, të cilave i referohet AgroWeb.org, tensioni i lartë i lartë i gjakut që futet tek sëmundjet kardiovaskulare bashkë me diabetin janë dy sëmundjet prej të cilave shqiptarët vuajnë më shumë.

Sipas këtyre të dhënave, janë rreth 250 mijë pacientë që rimbursohen për barnat që marrin për tensionin e lartë, e më pas vjen sëmundja e diabetit me rreth 70 mijë persona që rezultojnë në listën e barnave të rimbursueshme për diabetin.

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut kanë shumë shkaktarë dhe faktorë rreziku të përbashkët.

Ato mund të kontribuojnë në përkeqësimin e simptomave të njëra tjetrës.

Cila Është Lidhja Mes Diabetit Dhe Tensionit të Lartë të Gjakut?
Studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shfaqen së bashku në organizmin e njeriut dhe kanë shumë faktorë të përbashkët.

Ato janë:

Obeziteti,
Inflamacioni,
Stresi oksidues,
Rezistenca ndaj insulinës.

Një person që vuan nga diabeti mund të mos ketë mjaftueshëm insulinë në organizëm për përpunimin e glukozës.

Insulina është një hormon të cilin trupi e përdor për të kthyer glukozën e marrë nga ushqimet në energji.

Në mungesë të insulinës, qelizat nuk furnizohen dot me energji dhe glukoza akumulohet në gjak.

Dëmi i shkaktuar prej saj është i gjithanshëm dhe ndikon tek veshkat dhe enët e gjakut.

Ky dëmtim nxit rritjen e tensionit të gjakut dhe rrezikut për komplikacione të tjera.

Studimet kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga hipertensioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga diabeti i tipit 2 për shkak të inflamacionit.

Të dyja këto sëmundje së bashku mund të rrisin rrezikun e atakut në zemër, ishemisë, dështimit të veshkave, humbjes së shikimit dhe sëmundjeve të zemrës.

Çelësi i Parandalimit Të Diabetit Dhe Shëndetit Të Mirë
Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy shtyllat kryesore të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë.

Të dyja ndihmojnë jo vetëm në parandalimin e diabetit, por për shumë më tepër.

Heqja dorë nga një regjim ushqimor i keq është hapi më i rëndësishëm që një njeri mund të ndërmarrë.

Një regjim i tillë nënkupton heqjen e ushqimeve industriale të pasura me sheqer, miell dhe ushqime të tjera të dëmshme.

Regjimet e shëndetshme nuk janë të komplikuara dhe nuk kushtojnë shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHJELLIME DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për sot
Previous article KOSOVË/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT