• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”SI MË VRANË SHPIRTËRISHT NË PD”/ Halim Kosova zbardh mesazhet me Bashën dhe tregon si e skualifikuan nga Komisioni
Home
Politikë

”SI MË VRANË SHPIRTËRISHT NË PD”/ Halim Kosova zbardh mesazhet me Bashën dhe tregon si e skualifikuan nga Komisioni

2 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Doktori i njohur, mjeku gjinekolog Halim Kosova ka bërë një rrëfim jo të zakonshëm sot në “Open”, ku ka treguar për jetën e tij politike dhe prapaskenat që kanë ndodhur vite më parë.

Kosova tregon se ia kanë bërë me hile dhe e kanë nxjerrë jashtë Komisionit të Vlerësimit në kohën e Genc Rulit.

Halim Kosova: Megjithatë në momentin që ta thonë mendon…’si është e mundur’. Ti të lësh punët e tua dhe të shkosh të japësh kontibutin dhe të shohësh që të kanë sajuar diçka nga mbrapa. Më ka vrarë shumë shpirtërisht me të vërtetë. Edhe i hyra sqarimit. Më kishin skualifikuar, Besniku e ka thënë gjysmë i pezmatuar kur ka thënë që Halim Kosova ka dhënë dorëheqjen, sepse e dinte që nuk ishte e vërtetë. Besnik Mustafaj më ka thënë merre mesazhin tim, nxirre ku të duash. Unë kam votuar për ty më ka thënë, çfarë s’më ka shkuar, e kam këtu. Nëse ka njeri si puna ime, një jetë në spitalet publike, një mijë lekë të vjetra nuk m’i gjen që t’i ketë marrë….nuk ka. Genci më ka kthyer përgjigje, më ka thënë ‘çfarë pune ke me ne, e ke me Bashën’. Kjo është përgjigjia që më ka kthyer. Njerëzit e dinë shumë mirë se cilat janë duart e pastra. Janë ftuar lloj e lloj njerëzish, edhe ata që marrin dy mijë euro në ditë rrogë në shtet. Dhe atyre Berisha u thoshte që do t’ua bëj një mijë e dyqind euro rrogën në muaj. Dhe ata dëgjonin.

I thashë mirëmbrëma zoti Basha kam vendosur që, nuk shoh arsye për angazhime politike. Politika më ka shkëputur nga sektori publik. Dhe thashë këtë dëm që më ka bërë politika, po e bëj që të shkojë rreth më rreth dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë. Covid ma cënoi pak këtë iniciativë, se unë shkoj me një ekip. Thashë pse mos të ndihmoj gratë e Tiranës, dhe do ngre një fond që gratë në nevojë të bëjnë vizita falas tek unë. Më merr Basha e më thotë, a jep dorëheqjen nga mesazhi që më kë bërë. I thashë jo. Po të them një gjë Eni, që kur vjen fushata ka vetëm premtime, dhe nuk lejoja dot vetes, që në këtë moment që kisha këtë punë humanitare të bëhesha dhe deputet. Basha më thotë: do ta tërheqësh, mos e ke bërë në nxehje e sipër, ok më tha po të them që komisioni të ka skualifiuar. Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza. Nuk e besoj , i thashë. Më tha ë sjellë letrën e ta shohësh datën kur e kanë bërë Dhe thashë si është e mundur që ti bën punët humanitare dhe të kurdisin diçka nga prapa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDEMIA NË MAQEDONINE E VERIUT/ 726 raste të reja dhe 7 vdekje nga COVID-19
Previous article LAJM I MIRË/ Publikohet LISTA me 107 emrat që kanë fituar dëmshpërblimet nga tërmeti në Tiranë

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT