Kreu i PD Lulzim Basha ka bere nje deklarate te forte sot jashte Kuvendit. Basha tha se PD ka raportime qe nuk i ka konfirmuar se te enjten e kaluar ishte nisur arrestimi i nje deputeti te PS, por eshte kthyer mbrapsht.
“Kur i them nuk i luan as topi, kemi raportime të pakonfirmuara për sjellje të njëjtë në raport me të paktën një anëtar të grupit parlamentar të PS, deputet për ndryshe do thoja ministër”, theksoi Basha per gazetaret.
Lulzim Basha:
Ne kemi raportime të pakonfirmuara se të enjten e kaluar është nisur procesi i arrestimit të një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë dhe është kthyer mbrapsht.
Kur i them nuk i luan as topi, kemi raportime të pakonfirmuara për sjellje të njëjtë në raport me të paktën një anëtar të grupit parlamentar të PS, deputet për ndryshe do thoja ministër


