TIRANË– Përtej rëndësisë politike, për kryeministrin Edi Rama procesi dhe rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është më i rëndësishëm se vetë rezultati. Në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje që u mbajt në Tiranë, kryeministri Rama tha se ana teknike është një bekim për Shqipërinë, pasi mësojmë se si të ndërtojmë institucione.
“Nga ana teknike është një bekim sepse është i vetmi kanal ku mund të transferojmë njohurinë dhe i cili tregon se si të drejtohen institucionet. Kur ti ke institucione dhe i referohem Britanisë, duket më pak tërheqëse, por kur nuk ke institucione është një bekim, prandaj si Shqipëria ka për të ndërtuar institucione nëse nuk e bën nëpërmjet këtij kanali dhe nuk e bën nëpërmjet këtij procesi neurologjik, midis këtyre pragjeve, kritereve, standardeve dhe midis të gjitha gjërave të cilat duken të çmendura dhe në fakt janë të çmendura, por në fund është një kurbë mësimi. Prandaj teknologjia e re, mund të na japë shteteve si ne, mundësinë që të bëjmë hapa të cilët ndryshe do të ishin të pamundur”, u shpreh kryeministri Rama.
Ndërsa nuk kurseu batutat për mënyrën se si funksionojnë institucionet në Gjermani, kreu i qeverisë tha se është e rëndësishme që vendi ynë të bëhet një vend që vepron njëjtë si të ishte anëtar i BE.


