• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI KALOI DROGA? Polici Florenc Bicerri dhe ish-komandoja kaluan nga Rinasi pa valixhe, çfarë doli nga verifikimet
Home
Breaking News

SI KALOI DROGA? Polici Florenc Bicerri dhe ish-komandoja kaluan nga Rinasi pa valixhe, çfarë doli nga verifikimet

18 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre ditë më parë një efektiv i policisë Rrugore, i identifikuar si Florenc Bicerri dhe shoku i tij, ish-komando Kujtim Çeliku, janë arrestuar nga autoritetet policore pari ata arritën të kalojnë drogën përmes Aeroportit të Rinasit.

Burime nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, thanë mediat se nga verifikimet e bëra deri më tani rezulton se në momentin që ata kanë kaluar në kontrollin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, nuk kanë patur asnjë valixhe me vete. Florenc Bicerri 27 vjeç dhe Kujtim çeliku, kanë udhëtuar bashkë dhe janë arrestuar bashkë por të dy nuk kanë patur asnjë çantë apo valixhe me vete.

Të vetmet episode që lidhin trekëndëshin Rinas-Stamboll-kanabis, janë ato që lidhen me dy shtetas turq. Më 2 dhe 8 tetor, dy turq janë kapur në Rinas pasi dyshohet se po transportonin kanabis drejt Stambollit. Por ajo që nuk dihet është nëse droga e kaluar nga turqit lidhet me arrestimin e mëpasshëm të dy shqiptarëve në Turqi, raporton Dosja.

Po të njëjtat burime sqarojnë se arrestimi i tyre është bërë në një park kamionësh në Turqi, disa metra larg aeroportit ku kaluan çeliku e Bicerri duke hapur dyshimin se lënda narkotike mund të jetë kaluar në një tjetër metodë.

Lidhjet e datave janë duke u trajtuar nga AMP pasi Bicerri kaloi në Rinas më 5 tetor, në momentin kur edhe Komisariati i Policisë Rrugore nisi hetimin disiplinor për të parë edhe mënyrën e largimit nga puna, pasi nuk u paraqit në detyrë. AMP është duke verifikuar edhe përfshirjen në rrjet të personave të tjerë të dyshuar që mund të kenë ndihmuar Bicerrin dhe çelikun.

Si ndodhi arrestimi? Më 15 tetor 2022, në Turqi në një parking kamionësh u arrestuan 3 shqiptarët, Florenc Bicerri, Kujtim çeliku dhe Ardian Qirici. Mediat në Turqi raportuan se janë 3 persona që iu janë gjetur rreth 33 kilogram kanabis. Policia vendosi direkt përjashtimin e Bicerrit ndërkohë që hetimi vazhdon. Si kaloi droga nga Rinasi, kjo është “dilema”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT SE MORI PARA PËR MBLESËRI ME MARTIN ÇEÇON/ Flet ish-kunati i Tinës: Të dija unë, e mbushja shtëpinë time me gra! Facebook-un e përdorte ish-bashkëshortja
Previous article E PËSON KEQ/ I shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, i riu shqiptar arrestohet nga policia italiane në banesën e të dashurës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT