• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SI JE ARDIAN?” Zbardhet komunikimi i vetëm mes autorit të vrasjes dhe Ardian Nikulajt në Shëngjin
Home
Breaking News

“SI JE ARDIAN?” Zbardhet komunikimi i vetëm mes autorit të vrasjes dhe Ardian Nikulajt në Shëngjin

20 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja në Shëngjin një ditë më parë ku u vra biznesmeni dhe eksponenti politik Ardian Nikulaj.

Ekzekutori i maskuar si motorist, hyri në ambientet e lokalit në pronësi të Nikulaj dhe qëlloi disa herë ne drejtim tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja. Autori rezulton të ketë përdorur një armë zjarri pistoletë tip TT.

Gazetarja e Euronews Sara Demushi ka zbuluar dhe komunikimin e vetëm mes autorit dhe viktimës.

Gazetarja bën me dije se pasi ka hyrë në lokal, autori i maskuar si postier, i ka thënë vetëm “si je Ardian” dhe më pas ka qëlluar ndaj tij.

“Pasi autori ka hyrë në lokal i ka thirrur “si je Ardian”. Ky ka qenë komunikimi i vetëm dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tij”, tha Demushi.

Pas kryerjes se krimit mendohet se autori eshte ndihmuar nga një tjetër person i cili e ka larguar me një ‘Range Rover’ me targa angleze.

Ardian Nikulaj që njihej dhe si Ardian Marku lëvizte me makinë të blinduar për shkak të hasmërisë së vjetër dhe konflikteve në biznes. Ai dispononte disa biznese, përfshirë bar-restorant “Coral”-in ku e ekzekutuan.

Nikulaj në 2021 ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate të Tom Doshit. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 majit.

Prokuroria po heton të paktën në dy pista; Hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes.

Policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj në Lezhë, por askush nuk është gjetur pasi siç behet e ditur nga fqinjet anëtarët e kësaj familje ndodhen jashtë vendit prej disa vitesh.

Por nuk përjashtohen as pistat e konflikteve në biznes, apo për shkak të angazhimit të tij në politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRATOHET VENDIMI/ Ja sa rritet paga për Policinë e Shtetit, Shërbimin Zjarrfikës dhe...
Previous article PËR HERË TË PARË PAS LUFTE/ Shefi i NATO-s viziton Ukrainën

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT