• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si iu imponua modeli i Greta Thunberg botës dhe adoleshentët me gurë të Shqipërisë
Home
Ekskluzive

Si iu imponua modeli i Greta Thunberg botës dhe adoleshentët me gurë të Shqipërisë

15 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Pas një muaji Greta Thunberg mbush 18 vjeç, por ajo ka tri vite që i është imponuar Suedisë fillimisht e më pas gjithë botës, për një nga çështjet më kyçe që shqetëson sot njerëzimin: mbrojtjen e klimës. Ndërkohë këto ditë në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë, disa “versnikë” të Gretës, po protestojnë “me dhunë kundër dhunës” duke shkatërruar institucionet kushtetuese, pronën publike dhe atë private.

Në vitin 2018, Greta ishte pjesë e grupit të adoleshentëve dhe nxënësve të shkollave, në shtetin e saj skandinav, që protestonin për ndryshimet klimatike. Por ndryshe nga ata, më 9 shtator të atij viti, ajo u nis e vetme me një tabelë në dorë për të qëndruar për tri fundjava me radhë përballë godinës së Parlamentit në Stokholm. Derisa ashtu tërhoqi vëmendjen e medias dhe ligjvënësve të vendit, e ajo që rrodhi më pas është e gjitha një histori, që prodhoi atë që sot njihet në mbarë planetin si “Efekti Greta”.

Ndërsa tani në dhjetor 2020, të miturit po paguhen nga partitë politike opozitare në Shqipëri (sipas edhe ambasadores së SHBA në Tiranë), për të tensionuar artificialisht situatën përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Si sebep po përdoret vrasja tragjike e një 25 vjeçari në Laprakë, nga një punonjës policie, i cili është arrestuar dhe po i nënshtrohet hetimit nga organet ligjzbatuese. Ajo që bie në sy, është pjesëmarrja e fëmijëve dhe adoleshentëve, që po përdoren për veprime të dhunshme si mish për topat e politikës së vjetër.

Mjafton të krahasosh këto dy shembuj për të kuptuar, se bota e egër ashtu si edhe Shqipëria jonë e mirë, mund të ndryshohen edhe nga fëmijët. Edhe nga adoleshentët. Edhe nga nxënësit e arsimit parauniversitar. Edhe nga të rinjtë nën 20 vjeçar. Mund të ndryshohet edhe nga Greta Thunberg dhe çdo bashkëmoshatar tjetër i saj në Shqipëri.

Ajo ua ka dhënë modelin se Shqipëria ashtu si Sudia, Europa dhe bota mund të ndryshohen edhe pa dhunë. Se revolucionet në epokën ku jetojmë mund të realizohen edhe pa gurë. Pa thyerje. Pa shkatërrime. Pa sulme qorre. Pa vandalizëm. Pa u përdorur nga politika. Pa u paguar prej saj. Pa u instrumentalizuar nga ata që kanë vjedhur duke qeverisur dhe që paguajnë për të blerë pushtet, që të vjedhin sërisht siç kanë bërë për 30 vjet me radhë.

Edhe shoqëria shqiptare vetë ka patur modelet e mëdha të ndryshimeve revolucionare pa dhunë, përmes frymës e entuziazmit, duke patur të drejtën në anën e vet. E kanë realizuar këtë studentët e dhjetorit 1990 kur rrëzuan regjimin komunist. Por e kanë realizuar tani afër të rinjtë edhe kur i thanë jo importit të mbetjeve më 2013, apo kur studentët u ngritën për të drejtat e tyre në dhejtorin e 2018. Ndaj, dhuna nuk është zgjidhje për problemet që mund të ketë vendi. Modeli i Gretës, e forcon rregullin.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPET SPITALI I RI RAJONAL NË ELBASAN/ Manastirliu: Janë 3 pavione, që do të shërbejnë për trajtimin e qytetarëve...
Previous article PROTESTAT E DHUNSHME/ Rama: S'janë zemëratë kundër qeverisë, por keqpërdorje e të rinjve...

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT