Protesta e ditës së shtunë në Rrugën e Kombit që degjeneroi në dhunë, ka gjetur pasqyrim edhe në mediat greke.
Në një shkrim të publikuar në “CNN.gr” shkruhet: “Shqiptarët protestojnë kundër taksës se rrugës nacionale, që u konsiderua tepër e shtrenjtë. Opozita i kundërvihet qeverise për çështjen që ka dalë jashtë kontrollit në fundjavë në Shqipëri. Çmimet e larta të taksës rrugore kane shkaktuar indinjatë të thellë te popullit shqiptar dhe kosovar”.media greke proteste
Deri tani janë 23 të arrestuar të cilët po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Qytetarë të shumtë kanë protestuar për lirim e tyre, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës.
“Edi Rama, lironi djemtë tanë! Kriminelë, hajdutë! Jemi mbledhur, se nuk jemi dakord me këtë taksë, e para, të lirohen vëllezërit tanë dhe taksa të rishikohet, sa herë të rregullohet atje, do të digjet prapë. Nesër do të jemi prapë atje”, deklaroi një prej pjesëmarrësve. “Nuk jemi për parti, jemi kundër prishjes së pronës private, por ajo dje ishte pronë hajdute. Nëse është shtet, ai vjen ditën dhe hyn në shtëpi dhe jo natën. Ne kemi prishur objektin e hajdutëve, jo atë private. Rama të marrë masa të lirojë djemtë, se protesta do të përshkallëzohet”, bëri thirrje një protestues.



