• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI DO MORDENIZOHET BUJQËSIA? Rama: Do bëjmë regjistrin e fermave e kafshëve, fatkeqësi nëse…
Home
Politikë

SI DO MORDENIZOHET BUJQËSIA? Rama: Do bëjmë regjistrin e fermave e kafshëve, fatkeqësi nëse…

22 December, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë, më 22 dhjetor, në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, ku prezantoi mekanizmat praktikë për mbështetjen e bujqësisë shqiptare dhe përgatitjen e sektorit për standardet e Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e përgatitjes për ndryshimet që sjell anëtarësimi në BE, duke paralajmëruar se prodhimet që nuk përmbushin standardet nuk do të pranohen më në tregun europian. Po ashtu, ai prezantoi edhe disa nga ndryshimet konkrete që qeveria po implementon, mes të cilave, finalizimi i regjistrave kombëtarë të fermave dhe kafshëve.

“Çfarë do të bëjmë ne konkretisht? Sepse janë dy anë të të njëjtës medalje. Ne do të bëjmë sistemin e integruar të administrimit të kontrollit, do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe të kafshëve. Është një punë e nisur dhe do ta finalizojmë. Do të ndërtojmë deri në fund laboratorët e akredituar nga BE.

Sot kemi një nivel krejt tjetër të analizës me Institutin, etj, por duhet të përfundojë gjithë projekti i laboratorëve dhe do të shtyjmë shumë fort, në projektin e shërbimeve këshillimore në terren dhe do mbështetemi tek Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ku besojmë se vit pas viti do kemi gjithmonë e më shumë aftësi, për të na udhëhequr, neve si sektor publik dhe juve si sektor privat.“, tha Rama.

Kryeministri Rama i këshilloi fermerët dhe sipërmarrësit e sektorit të mos neglizhojnë investimin në dijen dhe aftësitë e stafit të tyre.

“Nuk është diçka që duhet thënë se kështu e do muhabeti, por është diçka që del si mësim nga ajo çfarë kanë bërë të tjerët më parë. Mos lini pa investuar tek mendja e kompanisë, mos lini pa investuar tek fuqia njerëzore e kompanisë, mos lini ditë të kalojë pa trajnuar fuqinë njerëzore, pa sjellë diçka të re, sado të vogël në aspektin e të mësuarit, sepse dija është ajo që kur ka munguar, ka sjellë falimentim të menjëhershëm në momentin e hapjes së dyerve të BE-së. Thjesht dhe vetëm të vendoset dryni dhe nuk t’i pranon më njeri ato që prodhon, sepse nuk je më si sot. Sot je një fermer eksportues, që eksporton jashtë BE-së. Nesër do të prodhosh për BE-në, njëlloj si nga Lushnja për Tiranën. Nëse je ti problem për sigurinë ushqimore në Lushnjë, t’i bllokohesh në Lushnjë dhe mbaron. Do ishte fatkeqësi të vijë dita që Shqipëria të jetë anëtare në BE dhe qoftë një sipërmarrës i vetëm të thotë, nuk e dinim që do përballeshim me këto kushte të reja, nuk u përgatitëm për këto kushte të reja, apo nuk u informuam. Detyra jonë është t’ju informojmë. Detyra juaj është të informoheni. Detyra e përbashkët, që këtë ta shfrytëzojmë për të rritur kapacitetet që reciprokisht t’i vëmë në dispozicion të këtij sektori kaq jetik dhe kaq të rëndësishëm.“, vazhdoi kryeministri.

Rama e përfundoi fjalën e tij duke uruar një vit të ri të mbarë dhe të suksesshëm për fermerët, familjet e tyre dhe punonjësit e sipërmarrjeve bujqësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MES PUNONJËSVE TË INUV DHE TRE PERSONAVE/ Ndërhyn edhe policia duke qëlluar me armë zjarri! Dy efektivë mbeten të plagosur
Previous article FESTAT E FUNDVITIT/ Dogana Shqiptare: Kemi marrë masa të shtuara për fluksin e udhëtarëve

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT