Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila është njëkohësisht edhe drejtuese politike e PS në Tiranë, ka zbuluar një talent “të fshehur” të sajin.
Përmes një videoje të publikuar në “Instagram”, Spiropali na tregon se nuk është vetëm një politikane e zonja, por di mjaft mirë edhe të kërcejë.
Ajo shfaqet krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, ku ka hequr kostumin politik dhe po kërcen mes disa të rinjve.