Presidenti i Francës u qëllua ditën e djeshme me shuplakë, nga një “mbështetës” i tij kur ai ndaloi në juglindje për të takuar disa simpatizantë.
Macron ka dhënë një intervistë për gazetën “Dauphiné Libéré” ku deklaron se është mirë dhe ngjarja ishte e izoluar.
Në videon që qarkulloi në mediat sociale, Macron shihet duke ecur në rajonin e Drôme dhe i afrohet një grumbulli njerëzish që qëndrojnë pas barrierave, ndërsa një burrë e qëllon atë me shuplakë. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Macron.


