• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHUMË TË TREMBUR DUKESHIN NGA FOTOT”/ Meta bën deklaratën e papritur për ndërkombëtarët: Kuptoni një gjë që nuk ua thonë…
Home
Politikë

“SHUMË TË TREMBUR DUKESHIN NGA FOTOT”/ Meta bën deklaratën e papritur për ndërkombëtarët: Kuptoni një gjë që nuk ua thonë…

25 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Ilir Meta i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si partiake, duke shtuar se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në një palë zgjedhje partiake.

Presidenti tha se Shqipëria i përket të gjithë shqiptarëve dhe nuk do të kthehet në një koloni të ndonjë fondacioni.

Meta apeloi për reflektim, duke paralajmëruar se kush do të vijojë në rrugën e paligjshmërisë do të mbajë të gjitha përgjegjësitë.

“Shumë të trembur dukeshin nga fotot që janë botuar anëtarët e Kolegjit”, tha Meta, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me shantazhet dhe presionet ndaj tyre për dhënien e vendimit.

“Unë nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave dhe ndërkombëtareve dhe fshihen në emër të tyre. Presidenti është i duruar që të gjithë të reflektojnë e kuptojnë që pluralizmi ka tre dekada që ka ardhur, të kuptojnë edhe një gjë që nuk ua thonë dot ambasadorët se ndoshta nuk i lënë tua thonë, ua them unë, ua kam thënë edhe atyre edhe palëve, pa zgjedhje, jo vetëm gjithëpërfshirëse, por edhe me standardet më të mira, nuk ka e nuk do të ketë çelje të negociatave. Më besoni mua, unë jam esëll gjithë ditës, jo më tani në mëngjes”- ka thënë prerë Meta.

Sipas tij, “Në republikën e Shqipërisë i vetmi institucion që vë datën e zgjedhjeve është presidenti”.

“Unë kam anuluar zgjedhjet në vend për shkak të krizës së rëndë politike që e keni vënë re, me qëllim normalizimin e situatës në vend. Mos prisni nga asnjë ambasador tu thotë këtë që po u them unë, edhe sikur të bëheshin zgjedhjet që nuk ekzistojnë pa opozitën, edhe sikur populli opozitarë të shkonte të duartrokiste ata që votonin, celja e negociatave do të ishte në një të ardhme të paditur. Këtë e kam sqaruar se zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal të kritereve të Kopenhagenit por do të na dënonte nga gjykata e të drejtave të njeriut si ka ndodhur në shumë vende të tjera. Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë vend tjetër, ambasadë apo fondacion. Kam krijuar këtë mundësi, por zgjedhje në 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë”- tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "META DOLI BLOF"/ Bindja Demokratike reagon pas deklaratës së presidentit: Ai dhe bashkëshortja e tij nuk do...
Previous article “E KISHA HARRUAR, ISHA I DEHUR”/ 30-vjeçari jeton për vite të tëra me një gozhdë në kafkë

enxhi.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT