• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Më shumë bashkëpunim mes dy VENDEVE”/ Bushati takim me Ministrin holandez të Drejtësisë dhe Sigurisë
Home
Shqipëri

“Më shumë bashkëpunim mes dy VENDEVE”/ Bushati takim me Ministrin holandez të Drejtësisë dhe Sigurisë

14 February, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me ministrin holandez për Drejtësinë dhe Çështjet e Sigurisë Ferdinand Grapperhaus.

Ministrat diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve, perspektivën evropiane të Shqiperisë, bashkëpunimin në përballjen me sfidat e sigurisë dhe me shtetin e së drejtës, si dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri Bushati e njohu zyrtarin e lartë holandez me hapat konkretë të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e reformave dhe në përmbushje të prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministri Bushati u ndal veçanërisht tek reforma në drejtësi, e cila, sipas tij, ka nisur te japë rezultatet e para dhe është pararojë edhe për vendet e rajonit.

Ministri Grapperhaus u shpreh se Holanda është e hapur për të bashkëpunuar me Shqipërinë dhe se vlerëson punën e bërë kohët e fundit, kryesisht në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Ministrat diskutuan dhe për situatën në rajon. Ministri Bushati theksoi se Shqipëria është faktor stabiliteti dhe sigurie.

Ministri Bushati dhe ministri Grapperhaus morën pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Çështjeve të Sigurisë, për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shtetin ligjor për ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim krijimin e një të ardhmeje më të mirë dhe të sigurt për qytetarët tanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Me rrota në ajër në mes të borës, shihni si qëndron makina e OSHEE buzë greminës (VIDEO)
Previous article Ermal Mamaqi, dhuratën e Shën Valentinit ia kërkon këtij mashkulli (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT