• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHULLAZI KËRKOI LARGIMIN E DY GJYQTARËVE QË E LANË NË BURG/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

SHULLAZI KËRKOI LARGIMIN E DY GJYQTARËVE QË E LANË NË BURG/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e tij

30 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e Emiljano Shullazit për rrëzimin e vendimit të KLGJ-së në lidhje me gjyqtarët në proces dhe lirimin nga burgu. Vendimi në Kolegj është marrë nga Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Shullazi kërkoi shpalljen antikushtetuese të vendimit të KLGJ-së për caktimin e dy gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjes së tij në apel, pasi sipas tij nuk janë pjesë e SPAK, por të komanduar.

Emiljano Shullazi pretendon se vendimi i KLGj-së është marrë në shkelje të Kushtetutës dhe nëpërmjet ankimit kushtetues individual i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Gjykata) për shfuqizimin e tij, me argumentet si vijojnë:

“Është cenuar e drejta për liri dhe siguri personale, e garantuar nga nenet 27 dhe 28 të Kushtetutës dhe neni 5 i KEDNj-së, pasi KLGj-ja ka imponuar formimin e trupës gjykuese në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Në këtë mënyrë kërkuesit i është hequr liria, duke u mbajtur në paraburgim, pa u respektuar procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji. Është cenuar parimi i gjykimit nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj, pasi gjykata që ka shqyrtuar kërkesën për vleftësimin e masës së sigurimit për shkak të transferimit të çështjes, nuk mund të konsiderohet një gjykatë e caktuar me ligj, për sa kohë dy nga tre anëtarët e trupit gjykues janë caktuar në mënyrë antikushtetuese dhe të kundërligjshme”, shkruhet në pretendimet e Shullazit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Dita e dytë në Kosovë, Rama takon kreun e LDK, Isa Mustafën
Previous article BE HAP KUFIJTË ME 14 VENDET E SIGURTA NGA COVID-19/ Me Shqipërinë do të vijojë mbyllur

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet Aktualitet

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë Aktualitet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person Aktualitet

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT