• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shukri Xhelili shkon sërish në gjyq, ja për çfarë akuzohet këtë herë
Home
Aktualitet

Shukri Xhelili shkon sërish në gjyq, ja për çfarë akuzohet këtë herë

2 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet

Xhelili, i cili akuzohet për mosdeklarim të 35 mijë eurove pasuri dhe avokati i tij, nuk janë paraqitur në asnjë prej tre seancave gjyqësore, megjithëse sipas gjykatës kishin marrë njoftim. Ata po ashtu nuk kanë dhënë arsye për mosparaqitjen.

Pasi dështoi për herë të tretë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, gjykata urdhëroi që ky i fundit të shoqërohej me forcë në gjyqin e radhës.

Dosja për Shukri Xhelili, i cili ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga prokuroria e Dibrës, për “mosdeklarim dhe deklarim të rremë të interesave private (pasurisë)”, mbi bazën e kallzimit të ILDKPI-së, u dërgua për gjykim në korrik të këtij viti, por megjithatë deri tani nuk ka qenë e mundur të zhvillohet asnjë seancë.

Xhelili akuzohet  nga Prokuroria e Dibrës, se nuk justifikon me dokumente zyrtare kontratën për blerjen e një apartamenti në Durrës, me vlerë 34.000 euro, në emër të djalit të tij. Ai vetë pretendon se blerja e apartamentit nuk ishte deklaruar pasi ishte bërë me kontratë kleringu.

Gjatë seancës së fundit gjykata tha se shkak për shtyrjet, ishte bërë mosparaqitja e të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtës. Sipas gjykatës “i pandehuri dhe avokati i tij mbrojtës ishin vënë në dijeni të zhvillimit të seancës, me anë të dërgimit të flet-thirrjeve dhe telefonit, ata u treguan të gatshëm për tu paraqitur në këtë seancë”.

Mungesa e tyre, në kushtet kur palët nuk kanë paraqitur shkaqe, u cilësua prej gjykatës “e papranueshme”.  Me propozim të prokurores, gjykatësi i seancës vendosi; “të njoftojë të pandehurin Shukri Xhelili, me shoqërim të detyrueshëm nëpërmjet policisë gjyqësore, në seancën e radhës që u caktua të mbahet më 16 nëntor”.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës përfundoi në fund të muajit Maj dënimin me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit,  për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua në  Maj 2016 pas trasmetimit të një kamera të fshehtë ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale. Xhelili, i zgjedhur kryebashkiak në Dibër në vitin 2015 si kandidat i Partisë Socialiste u shkarkua menjëherë nga kryeministri Edi Rama  dhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimin e tij duke lënë në fuqi shkarkimin.

Ai u dënua fillimisht në Shkallën e Parë për “korrupsion pasiv” me 2 vjet e 8 muaj burg, por më pas Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e ndryshoi akuzën dhe i uli dënimin me 1 vit.  Xhelili u dënua edhe me 5 vjet heqje të drejte për ushtrim të funksioneve publike.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'Bie' Skënderbeu, Partizani dyfishon rezultatin (VIDEO)
Previous article Blerina Doracaj përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta për shkarkimin tim si kreu i Hipotekave

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT