• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHUHET XHEVDET FERRI/ Arti shqiptar në zi, reagimet e trishta të artistëve
Home
Kulturë

SHUHET XHEVDET FERRI/ Arti shqiptar në zi, reagimet e trishta të artistëve

16 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kulturë, Sociale

Një ndarje e parakohëshme nga jeta ka shkaktuar trishtim të madh pasditen e sotme.

Ka nderruar jetë në moshën 59-vjeçare aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme, e cila e mori rrethuar nga dashuria e të afërmve të tij, bashkëshortes dhe vajzës. 

Menjëherë kane ardhur edhe reagimet e artistëve të cilët siç shprehen kane mbetur pa fjalë, pasi disa e dinin semundjen e rendë e të tjerë jo.

Ndriçim Xhepa: “I kam ditur gjërat që në pranverë, kur u operua. Vetë ai me optimizmin dhe forcën që kishte si mashkull mendonte se do kalonte. Ndoshta mund të jem i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë, përjashtuar familjarëve.

Siç mora njoftimin se, dje ishte jo mirë në spital, shkova e vizitova mbrëmë. Bënë një tolerancë mjekët që më dhanë një mundësi të vogël për ta parë. Bëra mirë apo keq nuk e di, pasi e pashë në gjendje të rëndë. Mjeku më thoshte se shpresat ishin shumë të vogla.

Nuk pati mundësi, forcë ta përballonte. As 24 orë nuk janë bërë. Komunikova sot me bashkëshorten, do të bëhej një përpjekje tek Sanatoriumi. Fundi ishte shumë i shpejtë, nuk më shkoi mendja. Shumë e dhimbshme.”

Rajmonda Bulku: ”Mendoja që do kalonte gjithçka dhe do e përballonte. Nuk di çfarë të them, ishte një gjë që pritej apo s’pritej. Na ra në mënyrë shokante.”

Zamira Kita: “Kur lexova lajmin u trondita shumë. Unë e kam pasur mik Xhevdetin dhe bashkëshorten e tij. Ai ishte një ikonë e kinematografisë sonë. Ai ka kaq shumë portrete të veçanta. Ai ka qenë një mik shumë i mirë i imi. Kur kemi punuar, Xhevdeti më është gjendur pranë, ka bërë që shumë materiale tonat të jenë në përjetësi. Ngushëlloj familjen dhe të bëhen të fortë, ngushëllime artistëve, të gjithëve”.

Viktor Zhusti: “Është e paimagjinueshme. Është gjëja më shokuese dhe më tronditëse, që kam pasur në këtë periudhë. Kohët e fundit bëmë filmin “Delegacioni” me të, që pati sukses të jashtëzakonshëm. Xhevdeti ka qenë, o Zot, ka qenë studenti im. Ka qenë i shkëlqyer, nuk di ç’të them. Iu shpreh ngushëllime të gjithë atyre që e kanë njohur.”

Samir Kumbaro: “Ka tre a katër muaj që e kam takuar së fundmi. Ishte shumë mirë. E dija sëmundjen e tij. Sëmundja që kishte po përhapet në mënyrë të madhe sot, ishte e pabesë. Por besoja se do ta munddte atë sëmundje. Është fatkeqësisht e madhe që humbëm një aktor karakteri. Ishte aktor i planit dramatik, ka xhiruar edhe një film si regjizor, plus që ka qenë kryetar i qendrës kombëtare të filmit. Xhevdeti ishte njeri i gjerë. Xhod do jetë gjithmonë në kujtesën tonë. Familjarët duhet të bëhen të fortë”.

Julian Deda: “Xhevdet Ferri, faleminderit per artin tend, per rolet e tua, qe zbukuruan dhe mbushen me jete skenat dhe ekranet tona. U prehsh ne paqe artist…! “

Rezart Veleshnja: “Do i mungosh pa fund skenes Shqiptare nje artist ne skene ne shpirt ne jete! ikona jone e filmit Shqiptar sot u nda nga jeta pas nje beteje te eger me kancerin! Rrespekt per Xhevdet Ferrin.”

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË MBËSHTETJE TË POLICISË SHQIPTARE/ Turqia dhuron makina të blinduara, 10 "Land Rover" dhe paisje speciale
Previous article "NUK DUAM QË NJË TJETËR DIANA TË NDODHET E VDEKUR KËTU"/ Ekspertët kanadezë japin alarmin për siguri

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT