Sot pritet të zhvillohet dita e 7 e protestës në Tiranë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rashanga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.
Edhe në protestën e sotme siç është njoftuar nëpër rrjete sociale, protestuesit do të kërkojnë shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve nga protestat e mëparshme.
Ndërkohë ende nuk ka asnjë protestues të grumbulluar deri më tani ndonëse po shkon ora 18:00, në të cilën është njoftuar fillimi i protestës. Prej 6 ditësh në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta për vrasjen e Klodjanit ku në shumë raste situata ka agravuar në dhunë ndaj institucioneve dhe efektivëve të policisë.


