• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHUHET ËNDRRA PËR LIRI E “ZOGUT TË TIRANËS”/ Pas 15 ditësh gjykata vendos masën “arrest në burg”
Home
Breaking News

SHUHET ËNDRRA PËR LIRI E “ZOGUT TË TIRANËS”/ Pas 15 ditësh gjykata vendos masën “arrest në burg”

16 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hermes Nikaj, i riu që njihet ndryshe dhe si “Zogu i Tiranës”, i ndaluar në 24 nëntor 2019 nga policia, është mbyllur në qeli dhe do vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Në datën 12 dhjetor gjyqtarja Shefkia Demiraj, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë arrest në burg me afat 15 ditor për Nikaj, dhe të urdhërojë qëndrimin e tij në qeli. Ky vendim i gjykatës ka ardhur pasi është njohur m të dhënat e fituara nga përgjimet e prokurorisë por dhe nga një ballafaqim që është kryer mes dy personave të tjerë, biznesmenin A.Gjini dhe vajzën D.N, që u kapën në mesnatë, së bashku me Nikaj në një dhomë të hotelit “Autostrada”.

Nikaj është mbrojtur në sallën e gjyqit se nuk ka bërë asnjë gjë të keqe në jetë, madje ka shtuar se në momentin e ndalimit nga policia, ai dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në dhomë, ishin të veshur me mbathje. Nikaj u mbrojt përpara gjyqtares Demiraj, se nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë në jetën e tij, duke thënë se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirën e kujdo. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” avokati i Hermes Nikaj, Bardhi Koçi, ka treguar se klienti i tij nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë, por ai ka qenë vetë viktimë e prostitucionit.

Sipas avokatit, si vajza dhe Nikaj që njihet si “Zogu i Tiranës” kanë shkuar me dëshirë në hotel, ku kanë qëndruar në prezencë të personit tjetër biznesmenit A.Gjini. Avokati pohoi se tashmë ky vendim është apeluar në gjykatën e Apelit Tiranë, ku është kërkuar lirimi i Nikaj nga qelia.“…nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje…”-deklaroi avokati Bardhi Koçi.

Ndërkohë për Anjeza Bena, pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, gjykata caktoi masën e “arrestit në shtëpi”. Bena rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, ku flet me Nikaj për punën e klientëve dhe vajzave. Gjithashtu gjyqtarja Shefkie Demiraj ka caktuan masën e sigurisë detyrim paraqitje për biznesmenin A.Gjini dhe tre vajzat që ushtronin prostitucion. Ndërkohë në 27 nëntor 2019 për Anjeza Bena, pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, gjykata caktoi masën e “arrestit në shtëpi”. Bena rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, ku flet me Nikaj për punën e klientëve dhe vajzave. Gjithashtu gjyqtarja Shefkie Demiraj ka caktuan masën e sigurisë detyrim paraqitje për biznesmenin A.Gjini dhe tre vajzat që ushtronin prostitucion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËNOI DHE FESTOI NË NJË MËNYRË TË VEÇANTË/ Lojtari i Reinxhërs ndëshkohet me karton te kuq për gjestin e tij (VIDEO)
Previous article PRONA FUT NË SHERR DY FAMILJE NË NDROQ/ I qëllojnë të atin me kazmë, djali merr armën e gjahut dhe…

k.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

PAS VRASJES SË EFEKTIVIT NË KRYE TË DETYRËS/ Drejtori i Policisë së Shtetit shkon në Korçë Aktualitet

PAS VRASJES SË EFEKTIVIT NË KRYE TË DETYRËS/ Drejtori i Policisë së Shtetit shkon në Korçë

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares Aktualitet

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT