• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHUHET BESIM ZEKTHI/ “Shqiponja” e valleve shqiptare: Artisti realizoi 200 valle si solist
Home
Kulturë

SHUHET BESIM ZEKTHI/ “Shqiponja” e valleve shqiptare: Artisti realizoi 200 valle si solist

28 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kulturë, Sociale

Për 5 dekada mbeti unik me forcën, elegancën dhe peshën e kërcimit të tij në skenë.

Besim Zekthi, mjeshtri i valles popullore la vulën e tij të pashlyer në skenën dhe arkivin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Nga viti 1957 deri në vitin 1990, “Mjeshtri i madh” – Besim Zekthi interpretoi në mbi 200 valle si solist.

Ai realizoi qindra figura artistike, të cilat janë të fiksuara në memorien artistike të gjithë adhuruesve të tij.

Por gjatë karrierës së tij artistike Besim Zekthi  ka shkëlqyer veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”.

Zekthi shkëlqeu si solist i valles në skenën shqiptare dhe në festivale ndërkombëtare.

Ai ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Por artisti nuk u kursye as si koreograf, dhe disa prej krijimeve të tij janë pjesë e patjetërsueshme e repertorit të Ansamblit të këngëve dhe valleve Popullore.

Për kontributin e tij artistik, në më shumë se 50 vjet në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore Zekthi u dekorua në vitin 2017 nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, me titullin “Nderi i Kombit”.

Besim Zekthi është ndarë nga jeta në moshën 84 vjecare.

Nderi i kombit është shuar në banesën e tij në kryeqytet, pasditen e të Dielës.

Artisti Zekthi e humbi betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Ishte Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, që bëri publik lajmin e hidhur për të gjithë artëdashësit dhe publikun që e ka duartrokitur prej vitesh.

Artisti i merituar gjatë jetës së tij, ka dhënë kontributin si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Nderi i kombit ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha “Gjerdanin e Artë” vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Çfarë përhapet kur nuk e përdor maskën? Ja pamjet që e dëshmojnë
Previous article PO KTHEHESHIN NGA PUSHIMET/ Aksidentohet në Elbasan çifti nga Tirana

F.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme Aktualitet

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT