• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTYRJA E MARRËVESHJES BREXIT/ Flet Tusk: Mos i tradhëtoni britanikët
Home
Nderkombetare

SHTYRJA E MARRËVESHJES BREXIT/ Flet Tusk: Mos i tradhëtoni britanikët

27 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Parlamenti Europian duhet të jetë i hapur ndaj idesë së shtyrjes së procesit Brexit për një kohë të gjatë, nëse Britania e Madhe e kërkon këtë gjë. Kështu deklaroi sot kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk, duke kujtuar miliona britanikët që gjithmonë e më shumë po shprehen kundër daljes së vendit të tyre nga Bashkimi Europian. Ndërkohë, ligjvënësit anglezë do të diskutojnë alternativat si duhet të zgjidhet ngërçi tani që parlamenti ka kontroll më të lartë mbi procesin.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka paralajmëruar se Britania e Madhe mund të marrë pjesë në zgjedhjet europarlamentare që zhvillohen në maj të këtij viti.

Duke folur nga Strasburgu përpara kolegëve të tij, zyrtari i lartë tha të mërkurën se ky skenar do të nënkuptonte zgjatjen e Brexit përtej datave të dakordësuara, përkatësisht 22 majit, nëse këto ditë parlamenti britanik i jep dritën jeshile marrëveshjes paraprake.

Tusk kërkoi përkrahje edhe mes euroskeptikëve që kjo ide të realizohet, përndryshe miliona britanikë që këmbëngulin kundër procesit Brexit do të ndiheshin të braktisur.

Tusk: “Nuk mund të tradhtoni gjashtë milionë persona që firmosën një peticion për revokimin e Brexit, apo një milion veta që marshuan për një referendum të ri, apo numrin gjithnjë e në rritje të personave që duan që vendi i tyre të qëndrojë në Bashkimin Europian. Ata mbase nuk ndjehen të përfaqësuar sa duhet nga qeveria angleze, por duhet të përfaqësohen nga ju këtu, sepse janë europianë.”

Kreu i Këshillit Europian përsëriti megjithatë se pa konsensusin e parlamentit anglez, vendi rrezikon të dalë nga BE më 12 prill në mënyrën më të vështirë.

Komentet e tij erdhën pak orë përpara se ligjvënësit britanikë do të mblidhen për të diskutuar një sërë alternativash që i japin zgjidhje ngërçit disamujor dhe që nisin nga anulimi tërësor i Brexit deri tek largimi nga Bashkimi Europian pa marrëveshje.

Në lidhje me peticionin për revokimin e Brexit tanimë të firmosur nga rreth gjashtë milionë qytetarë, qeveria angleze u shpreh të martën se kjo temë do të diskutohet javën e ardhshme, së bashku me dy peticione të tjera për mbajtjen e një referendumi të ri dhe për daljen pa marrëveshje nga BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA KUFITARE/ Vuçiç: Izolimi me Kosovën do na kthente në Gjermaninë e Hitlerit
Previous article RËNIA E KALIFATIT ISLAMIK/ SHBA e konfirmon, por lufta kundër ISIS-it nuk ka mbaruar

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT