• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDARJA KUFITARE/ Vuçiç: Izolimi me Kosovën do na kthente në Gjermaninë e Hitlerit
Home
Rajon

NDARJA KUFITARE/ Vuçiç: Izolimi me Kosovën do na kthente në Gjermaninë e Hitlerit

27 March, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mendon se ideja për mbylljen totale të kufijve me Kosovën, për t’iu kundërvënë qëndrimeve të Prishtinës, do të ishte kundërproduktive. Sipas tij, ndarja kufitare do të krijonte një situatë të ngjashme me atë të vitit 1932 në Gjermani, dhe nuk ka për t’u zbatuar ndonjëherë sa të jetë ai në pushtet.

Në Beograd ka nisur të përflitet ideja e mbylljes tërësore të kufirit jugor me Kosovën, si një masë reciproke ndaj taksës që Prishtina po aplikon kundër Serbisë prej muajit nëntor.

Por presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklarohet kundër një hapi të tillë pasi do i kthente dy vendet shumë vite pas, duke prekur pikësëpari komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Vuçiç: “Këtyre persona që mendojnë kështu dua t’u shpjegoj se kjo zgjidhje do të izolonte qytetarët tanë në Kosovë, duke vënë në rrezik jetën dhe furnizimet e tyre ushqimore. Apo mos mendoni se duhet të kalojmë një ligj që parasheh lejehyrje vetëm për serbët dhe jo për shqiptarët? Kështu do ktheheshim pas në vitin 1932, në Gjermaninë e Hitlerit, ndaj nuk ka për të pasur ligje të tilla.”

Në daljen e tij televizive, kreu i shtetit serb gjithashtu u shpreh i befasuar nga një deklaratë bërë një ditë më parë nga ambasadori amerikan në vend rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas diplomatit Kajl Skot, përgjegjësia për ngërçin në raportet mes dy vendeve nuk i duhet ngarkuar vetëm Prishtinës por edhe e Beogradit.

Por Vuçiç e cilësoi të padrejtë këtë konstatim, dhe renditi një sërë çështjesh që e kanë bllokuar procesin, si miratimi i platformës së dialogut Kosovë-Serbi, formimi i ushtrisë kombëtare, tarifa doganore apo refuzimi nga pala kosovare i bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Presidenti serb u shpreh se mundësitë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të shpejtë janë më të vogla se kurrë pasi druhet se rivalët e tyre do i rikthehen dialogut vetëm kur të ketë përfunduar mandati i administratës aktuale në Bashkimin Europian

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 20 VITEVE TË BOMBARDIMIT NGA NATO/ Vuçiç: Ishin krim që e kthyen prapa rajonin
Previous article SHTYRJA E MARRËVESHJES BREXIT/ Flet Tusk: Mos i tradhëtoni britanikët

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT