Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm shtyu për të mërkurën në orën 12:00 seancën ndaj Dervish Hasit, kardiokirurgut të akuzuar për “trafikim të të miturve” dhe “pornografisë”.
Në Apel, Hasi kërkonte të ndryshonte masën e sigurisë “arrest në burg” në Shkallën e Parë. Seanca u shty për t’i dhënë kohë avokatëve të rinj të Hasit për t’u njohur me aktet e dosjes.
Mjeku 42-vjeçar, i cili mbante në banesën e tij tri gra duke argumentuar se ia lejonte besimi i tij fetar, dyshohet të ketë shfrytëzuar një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.
Dyshohet se vajza e mitur shkonte në shtëpinë e mjekut 3-4 ditë të javës dhe për një periudhë 2-vjeçare dyshohet po ashtu se mjeku ka abuzuar seksualisht në mënyrë të rregullt me të.


