• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTYHET GJYQI PËR “GËRDECIN”/ Debate në sallë, gjyqtarja Gjoka nxjerr jashtë avokatin e Mediut
Home
Breaking News

SHTYHET GJYQI PËR “GËRDECIN”/ Debate në sallë, gjyqtarja Gjoka nxjerr jashtë avokatin e Mediut

10 July, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Me debate të forta, që solli deri në përjashtimin e një prej avokatëve mbrojtës, u karakterizua seancë e kësaj të mërkure në GJKKO për ish ministrin Fastmir Mediut për masakrën e Gërdecit.

Në seancë ishte parashikuar marrja në pyetje e 5 ekspertëve që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, Bexhed Zeqiri- financier kontabël, Ymer Stafa-ekonomist financiar, Rasim Metallari- financier, Latif Çela- financier, dhe Mondi Hoxha- punonjës në sektor privat.

Që në fillim ekspertët kërkuan kohë që të mund t’i jepnin përgjigje të gjitha pyetjeve për shkak se do të duhej të konsultoheshin, po gjykata tha se këtë mund ta bënin në seancë.

Nga ky moment filloi një përplasje e ashpër, pasi avokati i Mediut Ardian Visha filloi t’i bënte pyetje ekspertit Zeqiri, të cilat GJKKO i konsideronte si pyetje të papranueshme.

Edhe pse Gjykata i tërhoqi vëmendjen disa herë, Visha nuk u tërhoq derisa gjyqtarja Gjoka vendosi përjashtimin e tij nga seanca për shkelje të Kodit të Etikës.

Gjykata çmoi se për shkak se akti i ekspertimit është voluminoz dhe fakti që është përpiluar nga 5 ekspertë si dhe kohen e gjatë që ka kaluar që ne 2008, u lë kohën ekspertëve që të konsultohen me shënimet dhe dokumentet e tjera.

Gjykata vendosi që të procedojë me depozitimin e pyetjeve me shkrim nga palët dhe pastaj me paraqitjen e tyre po me shkrim pas konduktimit, ne kushtet kur kemi të bëjmë me grup ekspertësh, pasi përgjigja kërkon një konsultim te përbashkët me grupin e ekspertëve. Sa më sipër, gjykata vendosi qe të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve. Ftohen palët të paraqesin pyetjet me shkrim.

Lajmi në përditësim…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESË E NJË GUPI KRIMINAL/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të Krujës
Previous article "S'JAM NGA ATA QË FILLOJ E QAJ"/ Ndreu flet pas 40 minutash në SPAK: Me ç’duket, PD s’do trotuare!

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT