• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E NJË GUPI KRIMINAL/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të Krujës
Home
Breaking News

PJESË E NJË GUPI KRIMINAL/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të Krujës

10 July, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit, pas një punë të mirfilltë hetimore, ka arritur të arrestojë një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

në pranga ka rënë Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.Xhelal Rraja ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

“Policia e Shtetit

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xhelal Rraja

Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja sipas SPAK ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e ish ligjvënësit tjetër socialist Arben Ndoka. Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën, vëllain e ish deputetit socialist dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

Ai përmendet në përgjimet e dosjes Metamorfoza si përdorues i një telefoni SKY me pseudonimin H2. Kujtojmë se një vit më parë, Xhelal Rraja u përfshi në rrahjen masive që ndodhi në Thumanë ndaj dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, ngjarje pas së cilës vëllai i tij deputet dha dorëheqjen. Në atë kohë, Xhelal Rraja u shpall në kërkim nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANDATI I OLTA XHAÇKËS/ Gjykata Kushtetuese: Vendimi ynë nuk u zbatua nga Kuvendi
Previous article SHTYHET GJYQI PËR "GËRDECIN"/ Debate në sallë, gjyqtarja Gjoka nxjerr jashtë avokatin e Mediut

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT