• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTRËNGATA DHE RESHJE SHIU/ Si do të jetë moti nesër në të gjithë vendin (PARASHIKIMI)
Home
Sociale

SHTRËNGATA DHE RESHJE SHIU/ Si do të jetë moti nesër në të gjithë vendin (PARASHIKIMI)

17 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Moti ditën e nesërme do të karakterizohet nga reshje të shumta shiu dhe erëra të forta.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Siç bëhet me dije, ditën e nesërme do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin.

Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.

Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve përgjatë fundjavës dhe fillimit të javës tjetër.

Pritet përkeqësimi i hartës së përmbytjeve në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.

Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet rritje e ndjeshme e prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.

Po ashtu, gjatë ditës së nesërme, sipas IGJEUM, priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive.

Në shumicën e qarqeve të tjera priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Durrës dhe Fier, priten reshje të dobëta. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata në të gjitha qarqet. Reshjet priten më të dendura gjatë pasdites së sotme dhe pasdites së nesërme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vajzë apo djalë... Emina Cunmulaj publikon foton dhe kërkon ndihmën e fansave
Previous article 'Jam e bllokuar, mezi po pres të iki', Adelina Ismaili shpërthen në lot gjatë emisionit

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT