• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shtohen tensionet dhe kërcënimet, Netanjahu e quan Erdoganin “KASAP”
Home
Nderkombetare

Shtohen tensionet dhe kërcënimet, Netanjahu e quan Erdoganin “KASAP”

2 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Vijojnë fyerjet dhe kërcënimet mes Rexhep Tajip Erdoganit dhe Benjamin Netanjahut.

Kryeministri izraelit e ka quajtur udhëheqësin turk “një kasap” pasi Erdogani e quajti atë “terrorist” mbi përdorimin e forcës së IDF në Gaza.

Armiqësia mes Netanjahut dhe Erdoganit kulmoi të dielën, kur presidenti turk akuzoi kryeministrin izraelit se është “terrorist” në fjalimin e tij televiziv.

“Ne nuk kemi turpin e pushtuesve mbi vete, Netanyahu. Ju jeni pushtues dhe tani jeni të pranishëm në ato vende si pushtues e në të njëjtën kohë jeni edhe terroristë”, shtoi Erdogan.

Netanjahu menjëherë iu përgjigj me një replikë të ashpër.

“Erdogan nuk është mësuar me bisedime, duhet të fillojë të mësohet me të. Ai që ka okupuar Qipron e Veriut dhe rajonin kurd, dhe bën kasaphanë me civilët në Afrin, nuk duhet të na bëjë leksione ne për moralin dhe vlerat”, tha kryeministri izraelit.

REPLIKAT DJE

Erdoğan ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se “ushtarët turq në Afrin kanë përndjekur të shtypurit”.

“Netanyahu, ju jeni shumë i dobët, jeni shumë i çuditshëm. Kujdesuni për veten tuaj një herë. Ne merremi me terroristët, por qëllimi yt nuk janë terroristët. Sepse ti je një shtet i terrorit”, tha presidenti turk, gjatë një fjalimi të mbajtur në kongresin e AK Partisë në qytetin Adana të Turqisë.

“Ju nuk keni njeri që t’ju dojë në një mënyrë të drejtë. Është shumë e qartë përgjigja që more nga Kombet e Bashkuara në lidhje me hapin që ndërmorët për Kudsin. Gjithashtu mos u mburr se ‘unë kam armë bërthamore’. Sepse vjen një ditë që as ato armë bërthamore nuk punojnë”, ka shtuar më tej Erdoğan.

Presidenti i Turqisë ka theksuar se do t’i ndjekin anëtarët e FETO-s kudo që të ndodhen dhe është shprehur se “Shërbimi Inteligjent Turk (MIT) i paketoi dhe solli në vend 6 prej anëtarëve të FETO-s nga Kosova. Gjithashtu edhe ai në Pensilvani, do të qëndrojë në arrati deri në një kohë, dhe këtu do të vijë”.

“Ata që shqetësohen nga valëvitja e flamurit tonë në rajonet që ne i kemi pastruar nga terrorizmi, as që flasin për leckat e organizatës që valëviteshin më parë në po të njëjta territore. Ata nuk flasin për këtë sepse problemi i tyre është Turqia, nga kjo kanë dhimbje”, tha Erdoğan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Helmimi i ish-presidentit të Ukrainës/ Gruaja më tha se buzët e mia kishin shije metali
Previous article U ndanë, u ribashkuan. Shikoni çfarë thotë sot reperi i njohur shqiptar për partneren e tij (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT