• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTËPITË E REJA TE “5 MAJI”/ Ahmetaj: Kjo lagje do të jetë një nga qendrat e reja të kryeqytetit
Home
Politikë

SHTËPITË E REJA TE “5 MAJI”/ Ahmetaj: Kjo lagje do të jetë një nga qendrat e reja të kryeqytetit

31 December, 2021 s.autor Politikë

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ishte këtë mesditë në lagjen e re të Tiranës të rindërtuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, pikërisht në lagjen “5 Maji”, ku në ditën e fundit të këtij viti u futën në shtëpitë e reja 100 familjet e para.

Në fjalën e tij, zv.kryeministri Ahmetaj tha se janë rreth 50 mijë familje që kanë përfituar nga procesi i rindërtimit, ndërsa shtoi se kjo lagje tashmë do të jetë një nga qendrat e reja të kryeqytetit.

“Dua t’i referohem një shifre shumë të rëndësishme, që tregon gjithë volumin e madh të punës që është bërë nga qeveria dhe bashkia. Janë rreth 50 mijë familje, që kanë përfituar nga procesi i rindërtimit. Projekti i “5 Majit” lindi një ditë pas ditës së tërmetit, kur kryeministri vendosi që rindërtimi të ishte me parimin ndërto më mirë, më bukur e më fort. Kjo lagje do jetë një nga qendrat e reja të Tiranës, me një stil që i përket të ardhmes. Familjet që do të jetojnë këtu do të kenë një shtëpi më të mirë, më të bukur dhe më të fortë. Dua të falënderoj njësinë e rindërtimit në Bashkinë e Tiranës, që kryeministri i besoi një nga projektet më të mëdha të rindërtimit. Këtu është ushtruar një nga modelet më sociale, ku qeveria ka vendosur t’i japi të gjitha kurorave brenda një familjeje shtëpi më vete. Këtu është edhe modeli i ri i strehimit, ku qeveria po e ushtron me atë që ne i referohemi shpronësim me shkëmbim. Unë kam një emocion të veçantë me këtë lagje, pasi punova si deputet në zgjedhjet e kaluara. I falënderoj të gjithë ata që votuan për PS dhe më mbështetën. Ne ditën 1 të pas tërmetit premtuam, këto janë fjalë të mbajtura, është premtim i mbajtur dhe puna flet vetë”, tha Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA GODITJET E SPAK TE ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Yuri Kim uron shqiptarët, publikon videon me ngjarjet e rëndësishme të 2021
Previous article OPERACIONI ANTI-DROGË/ Policia e Shtetit informacion zyrtar: Sekuestrohen 119 kg kokainë brenda kontejnerit të bananeve...

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT