• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHTËPINË NË SURREL E KE SI BUNKER?” Rama batuta me qytetarin: S’e kam si në Greqinë e lashtë me statuja elefantësh e kolona, kam vetëm një copë mur dhe oborr
Home
Politikë

“SHTËPINË NË SURREL E KE SI BUNKER?” Rama batuta me qytetarin: S’e kam si në Greqinë e lashtë me statuja elefantësh e kolona, kam vetëm një copë mur dhe oborr

12 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, shkuan për të vizituar një familje në zonën e Farkës, të cilëve banesa iu dëmtua ndjeshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bashkëbisedimi me pjesëtarët e familjes u shoqërua me shumë batuta. Ai që i bëri përshtypje Ramës, ishte plaku i shtëpisë Seferi, person që kryeministri e etiketoi si “fenomen kulture”. Plaku nuk nguroi dhe i bëri një pyetje kryeministrit në lidhje me shtëpinë e tij në Surrel, duke shtuar se ka dëgjuar se është në formën e një bunkeri.

“Me të dëgjuar e kam, më kanë thënë që shtëpinë në Surrel e ke në formën e bunkerit”, tha plaku.

Por i menjëhershëm ishte dhe përgjigja e kreut të qeverisë, i cili u shpreh se shtëpia e tij nuk është me kolona si në Greqinë e lashtë, as me statuja elefantësh apo luanësh po është një shtëpi e thjeshtë me një copë mur dhe oborr.

“E di pse i thonë bunker këta (i referohet opozitës), sepse këto e duan me kolona si në Greqinë e Lashtë të shoqëruar me statuja elefantësh dhe luanësh. Unë thjesht kam bërë një mur atje kam dhe një oborr brenda dhe asgjë më shumë”.

Biseda e midis tyre vazhdoi gjatë, në një moment Seferi u shpreh se kishte përshtypjen se kryeministri ishte hijerëndë dhe nuk e besonte kurrë, që do të vinte ta vizitonte në shtëpinë e tij. Por përgjigja e Ramës ishte epike.

“Më kanë parë  tek kutia e sherrit (i referohet televizorit) dhe thonë hijerëndë  e gogol, nuk jam aq i keq sa jam në tv por s’jam aq i mirë sa nuk jam këtu. Ta merrte mendja që do të më shije mua lakuriq ja më pe, do të vi ndonjë ditë të rrimë të bëjmë muhabet bashkë, se ti qenke i madh”, u shpreh kreu i qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Donte një “selfie” me dhunë, Ronaldo sherr me tifozin në fushë (FOTO+VIDEO)
Previous article DERBI I KRYEQYTETIT/ “Tirona Fanatics” zbulon detajet e fundit: Bashkohuni kortezhit për... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT