Tre banesa, ku kultivoheshin bimë narkotike janë zbuluar në fshatrat Gjonomadh dhe Denas të Korçës.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e aktiviteteve kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Denasi”.


